Miran Ramadani baba! Kjo është fotoja e parë me të porsalindurin

Ylli i rrjeteve sociale, komediani Miran Ramadani është bërë baba!

Lajmin e bëri të ditur vet humoristi përmes rrjetit social Instagram.

Ai dhe partnerja e tij Edita, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Brel.

Urime, me jetë të gjatë! /Prive.

Shiko postimin:

Santiana publikon një foto të rrallë të nënës, e veshur me uniformë të policisë

Santiana Maloku është ndër figurat publike më të komentuara në media rozë dhe jo vetëm.

Lidhjen e saj me nënën e ka treguar shpesh herë në daljet publike.

Santiana sot ka publikuar një foto të rallë të nënës së saj, e veshur me uniformë policore dhe poshtë fotos ka shkruar:

“Jeta jem”.

Mirani bëhet baba për herë të parë, i vendos një emër të bukur djalit

Komediani i njohur, Miran Ramadani është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Mirani përmes një postimi në Instagram.

“Mirësevjen në jetë djali jem Brel Ramadani”, shkruan ai duke e shoqëruar me një zemër të kuqe, shkruan Gazeta Imazhi.

Ky është postimi i Miranit:

Bëhet virale videoja “nudoo” e Melindës, reagon këngëtarja

Këngëtarja Melinda Ademi ka tërhequr së fundmi vëmendjen me një video të postuar gjatë pushimeve në Dubrovnik të Kroacisë.

Videoja, që u bë virale në rrjet, ka ngjallur debat mes ndjekësve, të cilët spekuluan se Melinda ishte shfaqur e zhveshur përpara kamerës.

Pas përhapjes së shpejtë të videos dhe aludimeve se këngëtarja ishte nudo, Melinda reagoi menjëherë për të qartësuar situatën.

Në një mesazh për fansat e saj, ajo shkroi: “Më vjen keq! E di që vërtet dëshironi të ndiheni sikur më keni parë të zhveshur…kam pasur veshur një palë bikini në ngjyrë nude”.

‘Jashtë BBV jam ballafaqu me një njeri krejt tjetër’ Kaderi thyen heshtjen për ndarjen me Lumbardhin

Mbrëmjen e sotme, është publikuar promo e një interviste që Kader ka zhvilluar për Prive.

Në pjesën e intervistës së publikuar Kader dëgjohet të rrëfehet: Lumbardhi brenda ka qenë krejt ndryshe e ndërsa jashtë jam ballafaquar me një tjetër njeri!

Sakaq intervista e plotë do të publikohet mbrëmjen e nesërme ku do të kemi mundësinë të dëgjojmë më tepër të vërteta të rrëfyera prej Kaderit për lidhjen e saj me Lumbardhin.

Këtu mund ta shikoni promon e intervistës së Kaderit

Arbana në “Big Brother Vip Albania” apo “Big Brother Vip Kosova”?

Pasditen e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë në rrjete sociale një postim që ka “trazuar” paksa ujërat.

Në gishtin e saj tregues gjendet një unazë e cila në të mban shenjën e formatit “BB”.

Pra ky është një sinjal që Arbana do të jetë sërish në krye të këtij formati por dilema
është: Big Brother VIP Kosova apo Albania?

Epo mbetet për t’u parë…

Rikujtojmë që në edicionin e tretë të “BBV” Arbana nuk ishte më në krye të tij por u zëvendësua nga moderatori Ledion Liço i cili pati një sukses të vërtetë.

Kaderi dhe Lumbardhi ende nuk janë “ndarë”? (Foto)

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tash e sa javë vendosën t’i ndajnë rrugët nga njëri- tjetri.

Ndonëse romancën e tyre e nisën brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, duket se mes tyre nuk kishte edhe aq përputhje.

E tanimë që janë ndarë, Kaderi dhe Lumi nuk po i ndalin “kunjat” për njëri – tjetrin.

Derisa Kader, pak ditë më parë tha se vera ka qenë e mirë për të, me një “përgjigje” ndaj saj ka reaguar edhe Lumi.

“Summers been cute ”, ka shkruar Kader krahas fotografisë të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, njejtë ka reaguar edhe Lumi, derisa veshur mban një bluzë me mbishkrimin poashtu “Cute”.

Duket se dyshja ende nuk janë ndarë sic duhet emocionalisht.

Se a ka qenë me të vërtetë vera “cute” për ta pas ndarjes, vlerësojeni ju! /IndeksOnline/

Gabimi i Kurtit, reagon Getinjo: Thoja përse kaq shumë na dënuan me tatim, nuk e paskan ditur matematikën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë.

Ai me këtë rast ishte brenda klasave teksa u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të jetë i gabuar.

Kurti më pas u kërkoi falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës për atë që bëri, duke u shprehur se tani është i gëzuar që nuk ishte nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrte notë kaluese.

E për këtë pati reagime të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar nga reperi Getinjo.

“Bre thoja se çfarë ndodhi, pse vëlla kaq shumë na dënuan me tatim…këta nuk e paskan ditur matematikën”, ka shkruar Getoar Aliu (emri i vërtetë) në Facebook.

Kjo ishte një ironi nga ana e tij pasi muaj më parë u raportua se Mozzik u dënua me gjysmë milion euro nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Martohet Leart Hoxha, kjo është nusja bukuroshe

Leart Hoxha është gazetari dhe prezantuesi televiziv, i cili prej vitesh moderon debatet politike, fillimisht në “Rtv21”, e vitet e fundit në “Atv”.

Rrona, është prezantuesja e emisionit të showbizit “No Filt” në “Atv”.

Çifti, janë prej kohësh në lidhje dhe siç kuptojmë tashmë janë martuar edhe zyrtarisht. Ata, kanë shpërndarë disa foto në profilet e tyre në rrjete sociale.

Urime për çiftin e ri!

I shpallur në kërkim nga Policia, por Stresi bën këtë veprim

Stresi nuk e ka ndërmend t’u dorëzohet organeve të drejtësisë.

Të paktën kështu lë të kuptohet nga postimet e tij në rrjetet sociale.

E fundin është një video në instastory të tij, ku reperi shihet në një varkë duke u kënaqur me miq e duke qeshur me të madhe.

Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës meqë dyshohet se është i përfshirë në një përleshje të rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë gjatë muajit të kaluar.

Shiko këtu videon: