“Aq sa t’du edhe të urrej”, Egli flet për Gjestin?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako tashmë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Pak më parë, ajo njoftoi shtyrjen e kësaj kënge, për shkak të disa problemeve teknike, të cilat duket se janë tejkaluar.

Kënga e re e Eglit titullohet “Jetë” dhe i është realizuar edhe videoklipi, të cilin mund ta ndiqni më poshtë.

 

 

“Sa shumë jam gjyku…”, Egli më në fund thyen heshtjen, flet për raportin me Gjestin

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako pak minuta më parë ka publikuar këngën e saj.

Ajo në këtë projekt është bazuar mbi situatën e saj në ‘BBVA’ për dashurinë me Gjestin, shkruan “Kosovarja”.

Disa nga vargjët e Eglit ishin se ‘sa fort jamë gjyku vec se kom dashuru me zemër’.

Andaj rrjeti ka shpëthyer në komënte të shumta se këto vargje ishin një dedikim për Gjestin.

“Na kapi syri” – Egli jep lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako ka paralajmëruar se sot në ora 18:00 do të publikohet kënga e saj e re.

Por, kjo nuk ndodhi dhe ajo njoftoi se ka një problem të vogël teknik, i cili sipas saj do të rregullohet brenda pak minutave.

“Ndjese për pritjen. Na kapi syri”, ka shkruar tutje Egli Tako.

Jeton me vjehrrit, reja e Mihrijes zbulon se kush i bën punët e shtëpisë

Tringa, reja e njohur e këngëtares së njohur Mihrije Braha, ka qenë në qendër të vëmendjes së ndjekësve në rrjetet sociale.

Në një nga postimet e saj, ajo u pyet se a bën ndonjë punë shtëpie, duke zgjuar kuriozitetin e fansave për jetën e saj të përditshme.

Duke u përgjigjur, Tringa zbuloi se ajo kryen punë në shtëpi, por ndau gjithashtu një detaj interesant: vjehrra e saj, Mihrija, preferon që ajo të mos marrë shumë përgjegjësi, shkruan Gazeta Imazhi.

Kjo situatë na jep një pasqyrë të qartë të dinamikave familjare në një familje të njohur, ku roli i gruas është i rëndësishëm, por ndonjëherë i sfiduar nga traditat dhe pritshmëritë e tjera.

Pavarësisht nga statusi i saj si reja e një këngëtareje të famshme, Tringa ndan një përvojë të zakonshme për shumë gra të reja që jetojnë me prindërit e bashkëshortëve të tyre.

Ndjenja e përgjegjësisë në shtëpi shpesh është një sfidë, veçanërisht kur vjehrra ka një rol aktiv në organizimin e jetës familjare. Në rastin e Tringës, kjo situatë tregon se si ndjenjat e dashurisë dhe përkushtimit shpesh mund të përballen me pritshmëritë e traditave.

Shiko foton:

Gjesti shpërthen në lot gjatë koncertit në Zvicër – ja çfarë ndodhi në skenë!

Gjesti ka performuar mbrëmë (e shtunë) në Zvicër përpara një audience tejet të madhe.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 u shfaq i emocionuar në një moment gjatë performancës.

Ai u shfaq duke fshirë lotët e më pas duke vazhduar me këngën e tij të radhës që do ta këndonte.

I njëjti mori duartrokitje të mëdha nga publiku e fansat, që janë të shumtë në numër.

Gjesti mori vëmendje të madhe këtë vit me pjesëmarrjen në Big Brother VIP, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

E pas mbarimit, ai po vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i angazhuar me projekte e mbrëmje.

“Fenomeni Dubai” Producenti i “Logjikonomisë” i përgjigjet Benita Zanit e cila paralajmëroi padi për aktorët

Producenti i serialit “Logjikonomia”, Fisnik Ademi i ka reaguar influencerës, Benita Zana e cila paralajmëroi padi ndaj aktorëve lidhur me episodin që trajtoi fenomenin e “Dubait”

Ademi ka thënë se nuk ka qenë asgjë personale, por është trajtuar vetëm fenomeni, përcjellInsajderi.

“Na nuk jemi marr me një person të caktuar, jemi marr me fenomenin. Kemi marr karakteristika të plot personazheve. Nuk njihemi personalisht me asnjë nga këto vajzat por jemi marr me fenomeni. Ajo influenceria e kishte përmend në rast se bëjmë edhe një episode (do bëjë padi). Por unë dua me ia përcjell kujtdo, që nuk merremi personalisht me askënd, por me fenomenin”, tha producenti në Kosova Live.

Një ndër reagimet më të zëshme, pas publikimit të episodit erdhi nga influencerja Benita Zena e njohur në rrjete sociale për ndërhyrjet estetike, përfshirë dhëmbët e saj prej 14 mijë eurosh e cila në një intervistë shprehu pakënaqësinë ndaj përmbajtjes së episodit dhe paralajmëroi veprime ligjore.

Ajo deklaroi se do të padisë autorët e serialit nëse referenca të tilla ndaj saj përsëriten.

Vëllai i Festim Isufit rrëfen për takimin e fundit me të

Vëllai i Festim Isufit, dizjanerit i cili u gjet i vdekur me 9 maj në banesën e tij në Rrugëm B, ka rrëfyer për takimin e fundit që kishte me të ndjerin në muajin prill, vetëm pak kohë para se ai të ndërronte jetë në rrethana që ende po hetohen.

Ai ka hedhur dyshime mbi versionin që lidh vdekjen e Festimit me ndonjë gjendje të rënduar financiare apo vetëvrasje.

“Ai ka pasë me ardhë në Gjermani. Nëse ka pasur ndonjë telashe financiare, ai ka mujt me ardhë këtu. Në prill jam takuar me të, kam nejt me të, nuk kam vërejtur ndonjë shqetësim”, tha ai Kosova Today.

Familja, sipas tij, ende nuk ka pranuar zyrtarisht raportin e autopsisë dhe po pret sqarime të mëtejshme.

“Për me ardhë në qat pikë, e me mbytë veten për financa, nuk e besojmë këtë punë”, u shpreh ai me dyshim.

Ai kujtoi edhe një moment të veçantë me vëllain e tij gjatë një udhëtimi me makinë. “Isha duke vozitë shpejt dhe më tha: ‘Kadale, se nëse ty t’u ka mërzit jeta, mua jo’”, tha ai duke mohuar kategorikisht se Festimit mund ta ketë mbytur vetë.

Ndërkohë, ai ka mohuar se ata po fajësojnë bashkëshorten e tij, Rina Maloun për rastin, duke thënë se janë në pritje të përgjigjeve që duhen dhënë nga autoritetet.

Konfirmohet? Kjo është lidhja e re e Santianës!

Ka disa ditë që në mediat rozë përflitet për një romancë të mundshme mes Santianes dhe Patrisit.

E “zjarr” më shumë hodhi postimi i Patrisit me rastin e ditëlindjes së modeles, shkruan Indeksonline.

Në një foto (ku jepet përshtypja që munden të jenë më shumë se miq) dyshja ka dalë të buzëqeshur ku Patrisi i ka vënë dorën në supe, ndërsa Santi ia ka vendosur dorën te fytyra.

“Shumë urime për ty”, shkroi ai duke ia bërë ditën edhe më të ëmbël me urimin.

 

Lori sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

Këngëtarja e njohur Lori Kaçka sot feston ditën e lindjes.

Ajo mbush 42 vite jetë, shkruan “Kosovarja”.

E për këtë ditë këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët.

Lori vazhdon të jetë një figurë e dashur dhe inspiruese, duke ruajtur elegancën dhe energjinë që e kanë karakterizuar ndër vite.

Deklarohet për herë të parë vëllau i Festim Isufit: Rina besoj e din të vërtetën, ajo është…

Dizejnatori Festim Isufi më 9 maj ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me 24 maj raporti i autopsisë i është dorëzuar gjyqatres së rastit. Sipas burimeve të Insajderit, është konstatuar se në trupin e tij kanë qenë shtatë plagë, në zonën e qafës dhe fytit, dy prej të cilave kanë patur pasoja fatale. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.

Lidhur me këtë rast tragjik, është deklaruar për herë të parë vëllai i të ndjerit, Festim Isufit.

Ai theksoi se nuk e fajësojnë Rinën, dhe se ajo është pjesë e familjes së tyre.

“Na e dim te vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marr policia e Prokuoria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe na nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dime çka ka ndodhë, absolut është e pa vërtete. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha vëllau i Festim Isufit.

Tutje ai shtoi se Rina e di të vërtetën, dhe çkado që e din e ka tregu në Prokurori e Polici.

“Na kemi pas komunikim, nuk e dimë sen çka u bo, Rina besoj e din të vërtetën edhe ka fol me Prokurorinë”, thotë ai tutje në Kosova Today.