Deklarohet për herë të parë vëllau i Festim Isufit: Rina besoj e din të vërtetën, ajo është…

Dizejnatori Festim Isufi më 9 maj ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me 24 maj raporti i autopsisë i është dorëzuar gjyqatres së rastit. Sipas burimeve të Insajderit, është konstatuar se në trupin e tij kanë qenë shtatë plagë, në zonën e qafës dhe fytit, dy prej të cilave kanë patur pasoja fatale. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.

Lidhur me këtë rast tragjik, është deklaruar për herë të parë vëllai i të ndjerit, Festim Isufit.

Ai theksoi se nuk e fajësojnë Rinën, dhe se ajo është pjesë e familjes së tyre.

“Na e dim te vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marr policia e Prokuoria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe na nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dime çka ka ndodhë, absolut është e pa vërtete. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha vëllau i Festim Isufit.

Tutje ai shtoi se Rina e di të vërtetën, dhe çkado që e din e ka tregu në Prokurori e Polici.

“Na kemi pas komunikim, nuk e dimë sen çka u bo, Rina besoj e din të vërtetën edhe ka fol me Prokurorinë”, thotë ai tutje në Kosova Today.

“I ke shkruar ish-it tim”, Xheneta shpërthen ndaj modeles

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” Xheneta Fetahu dhe modelja Sara Gjoka u përfshinë në një debat të ashpër të dielën pasdite, kur ishin të ftuara në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”.

Xheneta e akuzoi Sarën se ka komunikuar me një djalë, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në një njohje me të. Ndërkohë, Sara e mohoi këtë fakt. Diskutimi mes tyre vijoi me tone të larta.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Xheneta Fetahu: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.

Sara Gjoka: Çfarë rasti?

Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.

Sara Gjoka: Cili është?

Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.

Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.

Benita nervozohet me “Teviden në Dubai”, paralajmëron padi për aktorët e “Logjikonomisë”

Benita Zena, modelja deklarata e së cilës u bë bujë lidhur me çmimin e dhëmbëve të saj, ka kritikuar aktorët e “Logjikonomisë”.

Në një rol satirik të ashtuquajtur “Tevida në Dubai”, njëri nga aktorët e “Logjikonomisë” tallet me jetën luksoze të modeles.

Zena në një intervistë për “Prive” ka pretenduar se iu është përulur imazhi, për çka paralajmëruar edhe padi nëse përsëritet një gjë e tillë.

“Kur më ka dal në Instagram, u kanë funny, e kam pa si funny, por në momentin kur kam hy me shiku m’u ka dokë që shumë e kanë banalizu. Unë jam pro hajgareve, pro emisioneve humoristike, amo jo deri në qat formë që me ma ulë edhe një herë. Nëse ndodh edhe një herë, keni me u përballë me ligj”, ka thënë ajo. /Insajderi.org/

 

“Marre, spo ju vjen turp” – Ngërçi në Kuvend nervozon Bleron

Edhe sot ka dështuar përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë, përcjell Indeksonline.

Ndër reagimet e shumta nuk mungoi as ai I këngëtarit, Blero.

Duke publikuar një shkrim në “Instastory” ai u shpreh se Kuvendi është bërë si një telenovelë amerikane që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot.

“Marre, spo ju vjen turp!”, shkroi ndër të tjerash.

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/

Një anë tjetër e Medës: Thirrja e ezanit që po emocionon ndjekësit

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Meda, ka surprizuar ndjekësit me një moment të rrallë dhe shumë të veçantë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet duke thirrur ezanin, thirrjen islame për falje.

Në ditën e premte Meda ka thirrur ezanin në mejtepin e Tahir ef. Llukës në Deçan, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse i njohur për këngët e tij energjike dhe atmosferën që krijon në dasma, ky veprim tregon një anë tjetër më të thellë dhe të ndjeshme të artistit, duke i shtuar edhe më shumë vlerë figurës së tij publike.

Egli Tako ndan pak nga kënga e re, dedikim ndaj Gjestit?

Këngëtarja Egli Tako ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fragment nga projekti i saj më i ri muzikor, duke ndezur entuziazmin e fansave.

Në një video të postuar në Instagram, Egli shfaqet me një fustan të zi, ndërsa në sfond dëgjohet vetëm pak nga kënga e saj që titullohet “Jetë”, versioni i plotë i të cilit do të publikohet më datë 26 Maj.

“Nuk ta fal”- dëgjohet të thotë Egli në këngë…ndoshta një dedikim? Do të mbetet për t’u parë!

Ky paralajmërim vjen pas një periudhe të ngarkuar për Eglin, e cila u përfshi në një situatë të tensionuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Egli duket e fokusuar në karrierën e saj muzikore dhe mesa duket ky nuk do të jetë projekti i vetëm muzikor që ajo do të sjellë për fansat.

Shiko videon:

Kush tha që Jozi nuk shkel më në Kosovë? Ai po merr vëmendje si i ftuar special në Gjakovë

Kush tha që Jozi nuk shkel më në Kosovë?

Pas gjithë zhurmës që u krijua rreth incidentit me Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Jozi i dha një shuplakë Gjestit, shumë fansa u shprehën të indinjuar dhe paralajmëruan se nuk do e lejonin të hynte në Kosovë.

Por, duket se koha ka zbutur gjërat. Hiç më larg se sot, Jozi është parë në Gjakovë, i ftuar special në një fejesë luksoze.

Prive By Liberta Spahiu ka siguruar pamjet ekskluzive të pranisë së tij në këtë event, ku Jozi shihet duke vallëzuar me miqtë në fejesën e shokut të tij.

Një gjë është e sigurt pas ditës së sotme, Jozin do e shohim tashmë më shpesh në Kosovë!

Videoja e Gresës nga Zvicra bën bujë: “Ika nga Kosova se rrejta shumë!”

Dyshja, Gresa dhe Vullneti, e bënë lëmsh rrjetin më një “prank”.

Aktorja dhe gazetari i bën të besojnë të gjithë se kanë prishur raportet mes tyre, dhe madje thanë se nuk do të bashkëpunojnë më as ne emisionin e tyre “S’je ti që vendos”.

Sot në “Weekend” në Klan Kosova, aktorja Gresa tha se është nisur për në Zvicër, pasi “kishte gënjyer shumë në Kosovë”.

“Ika se kam rrejt shumë. Këtu as një shqiptar ende nuk e kam pa”, tha Gresa.

Dardan Gashi niset për Haxh – Aktori kosovar flet për përjetimet shpirtërore në Mekë

Aktori i njohur i serialeve kosovare, Dardan Gashi, është nisur sot për në Haxh, pelegrinazhin e shenjtë të myslimanëve në Mekë, i cili këtë vit përkon me një numër të madh besimtarësh të nisur nga Kosova.

Nga aeroporti i Prishtinës, Gashi dha një deklaratë për platformën “N’shënjestër”, ku foli për emocionet dhe domethënien që ka për të ky udhëtim shpirtëror.

“Kësi ndjenje nuk kam përjetuar në asnjë udhëtim. Haxh nuk kam bërë asnjëherë, Umre tre herë. Edhe Meka dhe Medina të krijojnë një varësi. Unë nuk kam besuar herën e parë që do të shkoj kaq shpesh,” – tha aktori, duke shtuar se është hera e katërt që viziton këto vende të shenjta.

Gashi zbuloi se tashmë ka krijuar një lidhje të thellë shpirtërore me Mekën dhe Medinën, aq sa e ka vendosur si parim që të mos kalojë më shumë se dy vite pa i vizituar.

“Është hera e katërt dhe e kam një parim që mos me shku dy vjet pa i vizitu të paktën një herë ato dy vende. Nuk më ka ndodhur përpos vendim tim të dua një vend siç i kam dashtë ato dyja,” – u shpreh Gashi.

Dardan Gashi, i cili ka fituar zemrat e publikut përmes roleve të tij në komeditë televizive dhe serialet kosovare, prej kohësh edhe publikisht zbulon një dimension tjetër të jetës së tij krahas profesionit, atë të përkushtimit shpirtëror dhe lidhjes së fortë me besimin.

Udhëtimi i tij për në Haxh vjen në një kohë kur mijëra besimtarë nga e gjithë bota janë nisur për të kryer këtë obligim të shenjtë, ndërsa mesazhi i tij mbart jo vetëm përjetim personal, por edhe frymëzim për të tjerë besimtarë.

I shpallur në kërkim, Vis Pupa thyen heshtjen për herë të parë

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge.

Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë.

Reagimi i plotë i Pupës:

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.

Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

“Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.

Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.

Psikologia është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.