“Të lavdëroj te Zoti”- Mozzik prek me urimin për ditëlindjen e Getinjos

Rep-artisti i njohur Getinjo sot mbush 34 vite jete, e për këtë nuk kishte si të mungonte urimi nga vëllai i tij.

Mozzik përmes një foto të përbashkët ka uruar në fjalët më të bukura vëllain, shkruan “Kosovarja”.

“Mu m’ka beku Zoti me qenë vllau yt i vogël, e ty me të pas vlla të madh.
500 milion shira i kemi kalu bashkë, kurrë pa u lagë. Unë nuk të lavdëroj nëpër Facebook-a e Instagrama, unë të lavdëroj te Zoti, që e falënderoj çdo ditë që ekziston ti. Najher ti m’thirr edhe “bir”, po jo n’sy e n’vesh t’prindërve, po nga koha e madhe e përbashkët që e shpenzojmë. Urime datëlindja, Kamërrloshi jem, 34 vjeç!
Paç shëndet e të mira gjithmonë, se i meriton të gjitha” ishin disa nga fjalët e Mozzik-ut.

Kujtojmë se vëllezërit Aliu realizuan shumë bashkëpunime në skenën e muzikës që sot janë padyshim hite.

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

Moderatorja e njohur Kiara Tito pak minuta me parë ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit.

Ajo ka njoftuar se ka ndërruar jetë gjyshja e saj, Maria, shkruan “Kosovarja”.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do me mungoje gjithmonë zëri yt, përqafimi i yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe” ishin fjalët e Kiarës.

Ngushëllime!

Fjalë që prekin zemrat, dedikimi i Mihrie Brahës për vjehrrën

Këngëtarja e njohur kosovare Mihrie Braha, ka ndarë një moment familjar nga pushimet.

Ajo u shfaq e buzëqeshur pranë vjehrrës së saj, shkruan Indeksonline.

“Prania jote është bekim për familjen tonë. Je një shembull i vërtetë i durimit, mençurisë dhe dashurisë familjare. NËNË- Vjehërr”, shkroi krahas posimit.

Mihria e njohur për karrierën muzikore tregoi edhe njëherë rëndësinë që i jep familjes dhe vlerave tradicionale shqiptare.

 

Po vjen “Big Brother VIP Kosova 4”

Big Brother VIP Kosova po vjen së shpejti!

Kështu kanë paralajmëruar autori Alaudin Hamiti dhe producentja Olsa Muhameti.

Kështu kanë deklaruar ata sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Fansat alarmohen, Gjestit i ndodh e papritura

Një pjesë e madhe e këngëve të dikurshme të Gjestit janë zhdukur nga rrjetet sociale, konkretisht nga platforma Youtube.

Detaji i ka rënë në sy fansave të tij.

Bëhet fjalë për hitet: “Katile”, “Idiote”, “U halite”, “Pandemia” e të tjera që nuk gjenden më në Youtube.

Këngët janë nga periudha e menaxhimit të Gjestit nga menaxheri Samed Potera, me të cilin ishte dakorduar t’ia lë këngët në kanal kur shkëputi kontratën.

 

Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson se këngët nuk janë fshirë por kanali është hakuar.

Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i kthyer kanalet ku kanë qenë këto këngë të ngarkuara teksa nuk dihet se kush qëndron prapa hakimit të tyre.

A është kjo një betejë në heshtje për hitet e dikurshme që kanë bërë namin e rrjedhimisht po gjenerojnë fitime sidomos nga Big Brother VIP Albania e këtej?

Derisa flitet për lidhjen e re të Sarës, ajo po shijon pushimet me Ledrin

Një lidhje e re e Sara Hoxhës është thashethem i ditëve të fundit në media rozë.

Ndonëse nuk ka bërë asnjë reagim publik Sara duket po preferon të shijojë pushimet e saj në heshtje.

Derisa para pak ditësh ajo ka publikuar disa pamje me vajzën e saj në bregdet, Ledri sot e ka bërë të njëjtin veprim në instastory.

A kanë nisur ish çifti pushimet së bashku për të qëndruar më afër vajzën?

No description available.

Detaji që u la pa u vërejtur: Ky është raporti mes Sarës dhe Drilonit

Sara dhe Driloni duket se kanë shkëputur çdo lidhje mes tyre.

Dyshja së fundmi larguan njëri tjetrin nga çdo rrjet social, duke treguar edhe publikisht se rrugët e tyre janë ndarë.

Kujtojmë se mollë sherri për këtë raport është një video e Drilonit duke puthur një vajzë, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse Sara po jeton në Kosovë, distanca e tyre tani është më e madhe se fizikisht.

‘Shpërthen’ rrjeti, Elgi konfirmon bashkimin me Gjestin?

Finalistja e BBVA, Egli Tako, po korr suksese në mëdha në muzikë.

Krahas zërit të talentuar vëmendje po merr edhe me paraqitjet provokuese, shkruan Indeksonline.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi duke nxitur dyshimet për bashkim me Gjestin.

Egli shfaqet e lumtur në imazhin e fundit duke e përshkruar atë me thënien e famshme të Gjestit, ‘natën e mirë’.

 

Kjo ka nxitur dyshimet nëse Elgi dhe Gjesti janë sërish bashkë.

Kujtojmë që ditë më parë Gjesit gjatë një koncerti para fansave e ‘puthi’ Eglin në një bluzë e cila ju dhurua nga fansat.

Mbetet të shihet nëse Egli dhe Gjesti janë sërish në lidhje. /Indeksonline/

Vajzën semimaturante, Edona emocionon me dedikimin

Dita e sotme është e veçantë për këngëtaren, njëherësh deputeten e Kuvendit të Republikës, Edona Llalloshi.

Koha po fluturon dhe vajza e saj Doa po e përmbyll një kapitull për të nisur një të ri.

Si sematurante, ajo po shkëlqen në ditën e saj, me ç’rast Edona ka ndarë një dedikim të ndjerë me ndjekësit e saj shoqëruar me një foto krah të bijës.

“Vajza ime e dashur, Sot në këtë ditë të veçantë për ty, dhe gjithë bashkmoshatarët e tu, dua t’ju uroj nga thellësia e zemrës shëndet e suksese në rrugëtimit tuaj të radhës drejt dijës. Jam pafund krenare për ty, për përkushtimin tënd, dhe për arritjet e tua. Shijojeni dhe shfrytëzojeni jetën në liri për të na bërë krenar”, shprehet ajo mes tjerash.

Shumë urime Doas dhe suksese në shkollë të mesme!

Sara Hoxha “harron” Ledrin, zbulohet i dashuri i ri misterios i blogeres / Foto

Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin, Ledri Vula.

Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës, por duket se tani kemi një ide se për kë bëhet fjalë.

“Sekretin” e ka zbuluar Instagrami, shkruan boldnews.

Në të njëjtin vend, duke shijuar detin në këtë fundjavë, Sara Hoxha është parë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Ai ka publikuar një foto nga bregu i detit, ndërsa nga i njëjti vend ka publikuar edhe Sara.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se dyshja mund të jenë në një romancë me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet as mundësia që mund të kenë shkuar bashkë si pjesë e një grupi shoqëror.

Megjithatë ka raportime se dyshja janë parë bashkë prej muajsh dhe tashmë kanë nisur që të frekuentojnë hapur të njëjtat vend.

Mesa duket, Sara ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka edhe një vajzë, të quajtur Poem.