div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-7 category-paged-7 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Leonora Jakupi e ashpër me konkurrentët: Kujdes si flisni për UÇK-në! (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka pasur një kërkesë të veçantë ndaj banorëve.

Teksa disa nga konkurrentët kanë përmendur UÇK-në gjatë lojës, ajo i ka lutur të gjithë që të kenë kujdes si flasin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur flasim për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju kisha lut të flisni me shumë kujdes, sepse është një vlerë shumë e lartë dhe për këtë temë ngritni një debat më konstruktiv dhe flisni qartë për ato vlera”, tha opinionistja.

Për më shumë, mund të ndiqeni videon e mëposhtme:

 

 

Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

Mbrëmjen e kaluar, në familjen Jashari kishte festë.

Hamzë Jashari i ri ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë, duke i dhënë fund beqarisë

Partnerja e tij raportohet të jetë, Enesa Imeri.

Vjen lajmi i shumëpritur për rikthimin e Gjestit

Pas një periudhe të vështirë dhe shkëputjeje nga skena për t’u qëndruar pranë familjarëve në momente të rënda, Gjesti është gati të rikthehet te publiku.

Në fund të dhjetorit, vetë këngëtari kishte njoftuar se planifikonte të kthehej me një projekt të ri në fund të janarit. Megjithatë, që nga ai moment, Gjesti nuk kishte bërë asnjë lëvizje apo njoftim tjetër në rrjetet sociale, duke i mbajtur fansat në pritje deri ditën e sotme.

Lajmin e shumëpritur e ka konfirmuar më në fund menaxheri i tij, Bonart Ajvazi. Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, i pyetur se kur do të publikohet kënga e re, ai u përgjigj: “Më shpejt se sa shpejt”, duke sinjalizuar se projekti është gati.

Gjatë gjithë kësaj kohe, fansat nuk i kanë kursyer mesazhet e mbështetjes, duke e pritur me padurim këtë projekt që pritet të jetë mjaft emocional dhe domethënës për karrierën e tij.

Besi rigjen dashurinë, ndan momentin më të dashurën e re

Më në fund, misteri mori fund. Bes Kallaku sapo na dha provën më të fortë që zemra e tij është e kapur mat. Aktori i njohur i humorit ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ta zyrtarizojë lumturinë e tij në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Në një foto që po bën xhiron e rrjetit, Besi shfaqet dorë për dore me partneren e tij, por vëmendjen e rrëmben tatuazhi i ri në parakrah ku shkruhet qartë Ejona, shoqëruar me datën 25.12.2025. Me sa duket, Krishtlindjet e fundit sollën dhuratën më të bukur dhe një fillim të ri për aktorin.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, dedikimi poshtë datës, Trëndafil në kohë lufte, lë të kuptohet se kjo romancë është më e fortë se çdo sfidë. Burime për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se çifti po shijon lidhjen prej muajsh, por kanë zgjedhur privatësinë absolute deri në këtë moment.

Kjo bukuroshe është e fejuara e Hamëz Jasharit të ri

Sot u fejua djali i familjes Jashari, Hamza, shkruan DEMOS.

Lajmi u bë i ditur nga fotografi Sefer Aliçkaj i cili publikoi foto krah Bekimit.

“Sot në fejesën e Hamëz Jasharit”, shkroi ai.

E fejuara e Hamzës së ri është bukuroshja Enesa Imeri.

Ndryshe çifti lidhjen e tyre e kanë bërë publike para disa kohësh.

 

Londrimi nuk përmbahet, ja çfarë ka për t’i thënë Gjestit

Londrimi, e ka nisur ditën me energji pozitive dhe vallëzim.

Ai ka kërcyer në oborrin e shtëpisë me këngën e Gjestit, duke treguar hapur simpatinë për të.

“Love you bro”, është shprehur Londrimi, duke e shoqëruar momentin me buzëqeshje dhe ritëm.

Një amanet që u realizua! Selvije Kasapi jep lajmin e madh për të ardhmen e djalit

Selvije Kasapi, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh falënderimi publik për mbështetjen e marrë në një moment të vështirë familjar.

Ajo bëri të ditur se, falë ndihmës së Leda Meçes dhe Bora Tartarit, familja ka arritur të sigurojë në kohë rekord një leje qëndrimi 3-vjeçare në Itali.

Kjo leje është një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe të ardhmen e vogëlushit Roel.

Në mesazhin e saj, Selvija shprehet se Shpati do të ishte shumë i lumtur për këtë arritje dhe se ajo është e vendosur ta çojë deri në fund amanetin e tij./Indeksonline/

Vdekja e gjyshit të Labit, familjarët marrin vendimin e rëndësishëm

Mbrëmë në orët e vona nga mediat lokale u bë e ditur që gjyshi i këngëtarit Labinot Rexha, ka ndërruar jetë.

Labinoti është duke vazhduar garën në “BBVK” për çmimin e madh, ndërsa nuk ka informacione se çka po ndodh jashtë.

Familjarët e tij e konfirmuan lajmin e hidhur, duke postuar në llogarinë zyrtare të Labinotit.

Në publikim thuhet: “Me keqardhje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit. Qoftë i xhenetit”.

Gjithashtu theksuan se axha dhe hallat e tij nuk lejojnë që Labi ta marrë vesh këtë lajm dhe të mos e ndërpresë garën në “BBVK”.

“Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë gjyshi i @labinotrexha Familja e Labit (axha dhe hallat) nuk po lejojnë që Labi të njoftohet duke mos ndërprerë garën e nisur ne BigBrother Faleminderit per mirkuptim

Leonora Jakupi ka dy fjalë për Gjestin

Ditë më parë, Gjesti bëri një rikthim përmes rrjeteve sociale, ku edhe paralajmëroi se shumë shpejt do të kthehet me projekte të reja muzikore.

Mes shumë miqëve, kolegëve e fansave, Gjesti pranoi mesazhe të shumta ku dhe u inkurajua për paraqitjen dhe rikthimin në skenë

Ishte komenti i këngëtares Leonora Jakupi, që mori shumë vëmendje.

“Zemra ime të rujtë Zoti”, ka shkruar Lenora në këtë paraqitje të Gjestit.

Kritikat në rrjet për Dolcen, Lela me reagim të fortë

Rrëfimi i Dolce-s gjatë mbrëmjes “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku ajo tregoi vështirësitë e rritjes në emigrim dhe bullizmin në shkollë për shkak të origjinës shqiptare, nuk u prit mirë nga një pjesë e publikut.

Në rrjetet sociale shpërthyen kritikat, ku shumë ndjekës e konsideruan historinë e saj si “të rëndomtë” dhe jo aq tronditëse sa pritej, duke e ironizuar me krahasime të ndryshme.

Ky reagim i ndjekësve ka sjellë reagimin e fortë të ish-banores së BBVK, Lelës.

Përmes një videoje, ajo është shprehur e shokuar me mentalitetin e treguar në rrjet, duke mbrojtur faktin që çdo njeri ka historinë e tij të dhimbjes.

“Atëherë, më kallëzoni ju, çka është për juve një rrëfim i dhimbshëm? A duhet patjetër me humb familjarë, a duhet me u rrah dikush që ju ta quani dhimbje?”, si mund të krahasoni bullizmin e Dolce-s me “mungesën e një iPhone-i”, ka pyetur ajo e revoltuar, duke shtuar se braktisja e vendit dhe fillimi i jetës nga zeroja në një vend të huaj ku askush nuk të njeh, është një sakrificë e madhe.