Sonte Gjesti nga dhoma e rrëfimeve është suprizuar nga një klip ku shihej Xheneta.
Në një intervistë që kishte dhënë për ‘Fan club’ Xheneta tregoi se ende ndjenë për Gjestin.
Kurse Gjesti shprehet se “E kom dashtë shumë, por ajo me ka keqtrajtu shumë, kom hekë prej saj, unë i kom tregu që mos me lujt me mu, se edhe unë di me ja kthye në atë mënyrë”.
Krijuesja e shumë hiteve, Elvana Gjata, ditën e sotme ka festë.
Ajo mbush plot 39-vjet jetë, shkruan Indeksonline.
Me anë të një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram ajo zbuloi që do të lansoj një projekt muzikor që do të tregojë për jetën dhe sfidat që ka kaluar.
“Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”, shkroi ajo.
Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.
Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.
Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.
Pasi tensionet u rritën dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.
Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë prime-it të së martës.
Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet./ TAR
Mbrëmjen e kaluar, pas Prime-it, Egli dhe Gjesti biseduan së bashku rreth raportit të tyre. Banori i tha se ajo meriton dikë më të mirë e më të sjellshëm, por duket se kjo nuk u prit aspak mirë nga Egli.
Biseda mes tyre:
Gjesti: Ti meriton një djalë më të mirë dhe më të sjellshëm se unë
Egli: E ke vendosur që nuk je ti ai djali.
Gjesti: Nuk e kam vendosur, unë jam ky djali
Egli: Nuk je ti ai që vendos se çfarë meritoj unë?
Gjesti: Betohem në Zot që nuk ndjej asgjë për ty
Egli: Para 20 sekondash the që ndjej diçka, se po më bën të dukem si dikush tjetër këtu
Menaxheri Xhani Demika, ka njoftuar se Gjesti do të ketë një surprizë sot në BBVA.
Thashetheme të shumta po fliten në rrjetet sociale për të, mirëpo kjo duket të jetë e vërtetë, shkruan IndeksOnline.
Postimi i Demikës rreth surprizës së Gjestit është shpërdarë edhe në Instagramit e këngëtarit, të cilin e menaxhojnë personat e besueshëm të tij.
Se çfarë ka përgaditur BBVA nuk dihet ende, ani pse tash e disa ditë po flitet se Xheneta do të hyjë në këtë reality show. Se kush do të jetë befasia e Gjestit do ta shohim në Prime-in e sotëm.