Lajmi i Fundit
Postimi misterioz, Egli Tako në Prishtinë!

Egli Tako ndodhet në Prishtinë.

Ish banorja e Big Brother ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në Prishtinë, me mbishkrimin “Era Prishtinë”.

Egli në postimin e saj ndau foto e vetme pa bërë të ditur nëse me të është Gjesti.

E veshur me stil të thjeshtë por elegant, Egli shihet teksa pozon nga sedilja e shoferit, ndërsa mban në dorë syzet.

Pa ndarë detaje, Egli me postimin i bëri ndjekësit kuriozë për arsyen e vizitës së saj.

Vizitë vetëm për Gjestin, apo për duetin e tyre ashtu siç është përfolur.

Këtë më së miri koha do të na e tregojë!

U publikuan momente intime mes Drilonit dhe një vajze, Sara vjen me këtë reagim

Shumë ngjarje u zhvilluan dje rreth emrit të Drilon Ramës.

Prive BY Liberta Spahiu raportoi për vendimin e AIP për çështjen me Xhenetën që mbylli rastin duke e konsideruar vazhdimin si të “kotë”.

Jo pak më vonë, qarkulloi në rrjet një video e Drilonit duke u puthur me një vajzë në një parking në Gjermani.

E sot ka zhvillime të reja.

 

 

Fotot e Drilonit me Sarën janë hequr dhe ata më nuk ndiqen në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse Sara i ka bërë “bllok” Drilonit, tashmë kur nuk ka asnjë hapësirë për të vazhduar “loja” me episode duke ushqyer publikun me diçka që nuk ka ekzistuar kurrë apo është një episod i ri i serialit për pak zhurmë!

Një gjë është e sigurt – fansat nuk do kenë tani e tuje material për të ëndërruar çiftin që s’u bë kurrë Drilon-Sara!

‘Dramë’ në mes të emisionit në Klan – Xheneta futet LIVE në studio, avokatja e Drilonit largohet nga emisioni

Avokatja e Drilonit, Bedrie Rexhepi, ka qenë e ftuar në “Kosova Today” ku ka folur më shumë rreth lajmet që kanë bërë bujë në media.

Ajo bëri të ditur se vendimi është keqinterpretu për faktin se në asnjë moment nuk e nxjerr të fituar Xheneten, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu theksoi se kanë vazhduar me padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë për kompenzim dëmi, për dëmtimin e reputacionit të Drilon Ramës si dhe gjithashtu kallëzim penal pranë Prokurorisë themelore në Prishtinë .

Pas këtyre deklaratave në studio u fut edhe Xheneta ku menjëherë u largua avokatja dhe nuk donte të ballafaqohej me te.

Xheneta tha: “I kisha sygjeru me kry edhe njëherë juridikun e mi mësu pak më mirë ligjet edhe tani me ardh me fol. Unë kam  dal e pafajshme sepse nuk e kam bë për më dëmtu imazhin e Drilonit ka qenë vetëm me tregu një të vërtetë të Drilonit për më tregu se nuk është siç është shfaqur brenda”.

Gjithashtu theksoi se Driloni e ka përndjekur tek banesa e saj dhe e ka shqetësu gjatë gjithë kohës.

Më poshtë keni videon.

Reagon Driloni pasi iu bënë virale momentet intime me një vajzë

Drilon Rama është tejet i komentuar në rrjetet pasi u kap matt me një vajzë duke shkëmbyer puthje.

Ai pas këtij postimi nuk reagoi asgjë në rrjete sociale për ta komentuar videon virale.

Sot, Driloni postoi një fotografi nga palestra duke e shoqëruar me këngë “Nuk dorëzona”.
Ndjekësit me këtë veprim e kuptuan se Driloni nuk po dorzohet këtyre pengesave që po i dalin rrugës, shkruan “Kosovarja”.

“Më pengon flamuri i Kosovës…”, Gbani reagon ashpër ndaj Gjestit i cili doli me flamurin e Kosovës në finale

Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.

Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në “Big Brother Albania” kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë”. Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.

Megjithatë, reperi nuk është ndalur dhe me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se do të vazhdojë të shprehë mendimet e tij pa frikë. “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” ka shkruar G-Bani.

Disa e mbështesin, disa të tjerë e kritikojnë, por një gjë është e sigurt: debati për flamujt dhe simbolet kombëtare vazhdon të ndezë pasionet në publik.

 

 

Sara e godet në formën më të keqe Drilonin pasi e tradhëtoi

Një video e Drilot duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë në Gjermani po bënë gjiron e rrjetit.

Ndonëse ndjekësit ishin sy e veshë nga Sara Kolami, njëherit vajza që kishin krijuar një marrëdhënie bashkë me Drilonin.

Sara sot ka reaguar duke hequr Drilonin nga rrjete sociale, shkruan Kosovarja.

Një video e Drilot duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë në Gjermani po bënë gjiron e rrjetit.

Ndonëse ndjekësit ishin sy e veshë nga Sara Kolami, njëherit vajza që kishin krijuar një marrëdhënie bashkë me Drilonin.

Sara sot ka reaguar duke hequr Drilonin nga rrjete sociale, shkruan Kosovarja.

Sara Kolami harron Drilon tani në krahët e këtij mashkulli

Sara Kolami po rikthehet në ekran përsëri.

Ajo këtë e ka bërë të ditur duke publikuar pamje të ndryshme të xhirimeve, shkruan Kosovarja.

Siç kuptohet Sara do jetë përkrah Niko Komanit, mikut të saj të ngushtë.

Çfarë po ndodh me Drilonin, a po vazhdon lidhja jashtë syrit të medias?

 

Driloni i ‘BBVK’ harron Sarën, kapet mat në Gjermani – kush është vajza që po puth?

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e tij por edhe për jetën private.

Pasi la pezull lidhjen me Sara Kolamin, e cila mbeti e pa komentuar publikisht nga të dy palët pas përfundimit të spektaklit, Driloni është kapur së fundmi nga disa pamje që po bëhen virale në rrjet.

Ai shihet në Gjermani, i afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze pranë një makine.

 

 

Identiteti i saj nuk dihet ende, por keto pamje kanë ndezur aludimet për një lidhje të re.

Përplasja Xheneta–Drilon: Gjykata vendos në favor të…

Pas vendimit të gjykatës në favor të saj në përballjen me Drilon Ramën, Xheneta Fetahu ka reaguar menjëherë përmes një postimi ironik dhe të mbushur me thumbime në Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke iu referuar Ramës si “fitues i shpikur i BBV-së”, Xheneta ka akuzuar atë për “dramë plastike” dhe përpjekje të kota për të tërhequr vëmendje.

Në mesazhin e saj, ajo ka hedhur poshtë pretendimet e tij për shkelje të privatësisë, duke theksuar se Driloni vetë kishte dhënë pëlqim për publikimin në fjalë.

Ajo citoi institucionin përkatës që kishte shqyrtuar çështjen: “S’ka shkelje. S’ka hetim. Rasti? Pa bazë”.

Me sarkazëm të theksuar, Xheneta përmbylli reagimin me një pyetje thumbuese.

“Athua gishtin ku do ta fus sonte?”

Një kundërpërgjigje kjo ndaj një fotografie të mëparshme të publikuar nga Driloni, ku ai shihej duke ngritur gishtin e mesëm – një imazh i drejtuar ndaj saj në kontekstin e përplasjes së tyre publike.

Egli gati për projektin muzikor me Gjestin? – ja si do të quhet kënga”

Egli Tako, e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP 4”, ishte së fundmi e ftuar në rubrikën “Boulevard Show” të spektaklit humoristik “Portokalli”, ku solli të qeshura dhe energji në një intervistë me personazhin e famshëm komik “minioni”.

Kur u pyet nëse një bashkëpunim me Gjestin është në horizont, ajo zgjodhi ta linte përgjigjen pezull, por nuk i kurseu batutat:

“Tani, do bëjmë apo s’do bëjmë këngë bashkë, kjo është akoma duke u parë… Ama titulli është i sigurt. Nëse do ta bëjmë, titulli është: ‘Mos i hy thellë’.”

Krahas kësaj deklarate që shkaktoi reagime, Egli foli edhe për jetën dhe karrierën e saj, duke i dhënë publikut disa pista për planet që mund të vijnë ku përveç muzikës, ishte edhe televizioni.

 

Pavarësisht karakterit komik të intervistës, fjalët e saj u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, duke rritur pritshmëritë për një projekt të mundshëm muzikor në të ardhmen.