Skanďal i ri: Legjenda argjentinase goďiti Olmon, dalin pamjet që u shpëtuan kamerave

Pamje të reja nga fundi i finales së Kupës së Botës kanë zbuluar një tjetër incident që nuk është filmuar nga kamerat televizive.

Roberto “El Raton” Ayala, një ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës dhe anëtari i stafit të trajnerëve të Lionel Scalonit, e goditi me grusht lojtarin e kombëtares spanjolle Dani Olmo gjatë një përleshjeje, raporton Marca .

Videoja tregon Olmon duke e kapur Ayalën gjatë përleshjes, pas së cilës trajneri argjentinas kthehet dhe e godet me grusht në fytyrë. Anëtarët e të dy stafeve reaguan menjëherë dhe i ndanë ata, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Incidenti ndodhi në momentet kaotike pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Lojtarët argjentinas po e kishin të vështirë ta pranonin humbjen ndaj Spanjës, e cila kishte fituar 1-0 me një gol në kohën shtesë të shënuar nga Ferran Torres.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *