Parashikim i befasueshëm nga inteligjenca artificiale për ndeshjen Kosovë-Turqi

Kosova do të përballet me Turqinë në ndeshjen finale të play-off-it për Kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Para kësaj sfide kritike, inteligjenca artificiale ka dhënë parashikime surprizë për rezultatin dhe zhvillimin e ndeshjes.

Sipas analizave të AI, Turqia mbetet favorite për fitoren, duke u mbështetur te cilësia individuale e lojtarëve si Hakan Çalhanoğlu, Arda Güler dhe Kenan Yıldız, si dhe formën e mirë që ekipi ka treguar në transfertë kohët e fundit. Ekipi ka arritur të ruajë një seri pa humbje në ndeshjet jashtë fushe, dhe pritet që strategjia e trajnerit Vincenzo Montella të japë efekt, sidomos në sulm.

Megjithatë, AI paralajmëron për disa sfida që mund të hasë Turqia, duke përfshirë ndonjë dobësi në mbrojtje në momentet e tranzicionit dhe presionin psikologjik të mungesës së kualifikimit për Kupën e Botës për 24 vite.

Nga ana tjetër, Kosova shfaq forcën e saj në Fadil Vokrri me një seri pa humbje në ndeshjet e fundit në shtëpi dhe me një lojë të drejtpërdrejtë dhe fizike.

Lojtari Vedat Muriqi pritet të jetë një faktor kyç, veçanërisht në topat në ajër dhe në zonën e rreptësisë.

Megjithatë, AI vëren kufizime në përvojën e ekipit dhe thellësinë e mbrojtjes, krahasuar me Turqinë.

Parashikimet e inteligjencës artificiale sugjerojnë se ndeshja mund të vendoset nga goli i parë, ndërsa rezultati i mundshëm që AI sugjeron është Kosovë 1 – 2 Turqi, me Turqinë favorite me 60% mundësi fitimi.

Nëse ndeshja shkon në penallti, shanset janë të barabarta, duke i dhënë Kosovës një avantazh psikologjik të mundshëm.

Zyrtarizohet mungesa e madhe e Turqisë kundër Kosovës

Qendrënmbrojtësi Merih Demiral nuk ka arritur të rikuperohet për sfidën kundër Kosovës.

Selektori i kombëtares turke Vincenzo Montella e ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për sfidën ndaj Kosovës dhe jashtë listës ka mbetur mbrojtësi i Al Ahli.

Edhe katër futbollistë të tjerë kanë përfunduar në tribunë për sfidën ndaj Kosovës. Ata janë Muhammed Sengezer, Ahmetcan Kaplan, Mustafa Eskihellaç, dhe Oguz Aydın.

Në listën prej 23 futbollistëve, megjithatë ndodhet kapiteni Hakan Çalhanoglu, për të cilin u përfol për një dëmtim të mundshëm në sfidën ndaj Rumanisë.

Foda merr vendimin e rëndë: “Sakrifikohet” mesfushori, dy lojtarë përfundojnë në tribunë ndaj Turqisë

Vesel Demaku, mesfushori që luan në pozicionin e Leon Avdullahut të dëmtuar, është lënë jashtë sfidës ndaj Turqisë.

Bashkë me të, në tribunë për shkak të numrit të limituar të vendeve në listën e ndeshjeve ka përfunduar edhe mbrojtësi Leard Sadriu.

Të dy lojtarët nuk figurojnë në listën me emrat e lojtarëve për sfidën ndaj Turqisë, sikurse ndaj Sllovakisë.

Listën e ka dorëzuar sot në UEFA selektori Franco Foda, për të cilin sigurisht që është një vendim i vështirë të lë futbollistë në tribunë për ndeshjen më të madhe në historinë e Kosovës.

Demaku i ishte bashkuar Kosovës në mars të vitit të kaluar. Në atë grumbullim, mesfushori i Altach në Austri kishte zhvilluar dy ndeshje shumë të rëndësishme në pllej-ofin e Ligës së Kombeve kundër Islandës në mars të vitit të kaluar.

Ndeshja finale e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026, Kosovë-Turqi luhet sonte nga ora 20:45. Është ndeshja më e rëndësishme deri tash për “Dardanët”.

Formacioni i mundshëm i Kosovës për finalen e madhe!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Turqisë, e vlefshme për finalen e play-offit.

Nuk pritet të ketë ndryshime në formacionin e Franco Fodas për këtë ndeshje të madhe, shkruan Indeksonline

 

 

Tekniku gjerman pritet të luajë me 11-shen e njëjte sikur ndaj Sllovakisë.

 

Ky pritet të jetë formacioni i Turqisë ndaj Kosovës

Përzgjedhësi Vincenzo Montella duket se ka vendosur qysh të hënën se kush do të luajë ndaj Kombëtares së Kosovës.

Kosova do ta mirëpresë Turqinë në finalen e play-offit të Botërorit të martën nga ora 20:45, ku fituesi do të shkojë në kompeticionin më madhor për përfaqësuese.

Siç raporton “Joueurs Turcs”, Montella ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit që e vendosi me Rumaninë, përpos një ndryshim në krahun e djathtë të mbrojtjes – ku Zeki Çelik pritet t’ia zërë vendin Mert Muldur.

Mesfusha do të vazhdojë të jetë e ndërtuar nga emrat si Calhanoglu, që është kthyer nga lëndimi në kohë për sfidën me Kosovën, si dhe treshja Alper, Guler e Yildiz.

Formacioni i mundshëm i Turqisë: Cakir; Kadioglu, Abdulkerim, Akaydin, Çelik; Calhanoglu, Yuksek; Alper, Guler, Yildiz, Akturkoglu.

Ndërkohë, Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim dhe t’i qëndrojë po ashtu besnik formacionit të njëjtë që e përdori me Sllovakinë.

 

Arda Guler ka disa fjalë për Kosovën

Ylli i Real Madridit, Arda Güler, ka dërguar një mesazh të qartë para përballjes vendimtare ndaj Kosovës, duke theksuar ambiciet e mëdha të Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori turk ka bërë të ditur se fokusi i vetëm i skuadrës së tij është sigurimi i një bilete për në Botëror, duke nënvizuar rëndësinë që ka ky kompeticion për vendin e tij.

“Objektivi ynë i vetëm dhe kryesor është të kualifikohemi në Kupën e Botës. Ne shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”, deklaroi Güler.

Ai rikujtoi gjithashtu mungesën e gjatë të Turqisë në këtë turne madhor, duke theksuar se nuk ka qenë ende i lindur kur kombëtarja e tij mori pjesë për herë të fundit në vitin 2002, një fakt që shton edhe më shumë motivimin.

“Unë s’kam qenë as i lindur kur kemi marrë pjesë në Kupën e Botës për herë të fundit, por e di se sa i rëndësishëm është Botërori për vendin tonë”, shtoi ai.

Pas eliminimit nga Kampionati Evropian, Güler theksoi se e gjithë skuadra është e përqendruar vetëm në një mision: rikthimin e Turqisë në skenën më të madhe të futbollit botëror.

“Pasi u eliminuam nga Evropiani, motivi ynë ishte një dhe i vetëm: të kualifikohemi në Kupën e Botës. Është ëndërr e jona”, përfundoi ai.

Këto deklarata vijnë pak para përballjes vendimtare me Kosovën, që pritet të jetë një duel i zjarrtë për një vend në Botërorin 2026.

Kosova merr lajmin e madh, Fodës “i rikthehet” futbollisti që pritej të mungonte ndaj Turqisë

Mbrojtësi Lumbardh Dellova pritet të luajë ndaj Turqisë pas disa keqkuptimeve që ndodhën të enjten mbrëma.

Dellova për Telegrafin pas ndeshjes deklaroi se do të mungojë ndaj turqve si pasojë e kartonëve të verdhë, megjithatë kjo ka qenë vetëm një keqkuptim.

Rregullat e UEFA-s konfirmojnë se kartonët e verdhë që marrin lojtarët në fazën e grupeve (në këtë rast kualifikueset e Botërorit) do të “fshihen” në play-off.

Kësisoj, Dellova pavarësisht që u ndëshkua me të verdhë në fitoren ndaj Sllovakisë nuk është i suspenduar për finalen e madhe ndaj Turqisë, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”

Pra, thënë më thjeshtë vetëm në rast që përzgjedhësi Franco Foda vendosë të mos e startojë yllin e CSKA Sofias ose nëse ndodhë më e keqja, pra ndonjë lëndim në këto stërvitje – atëherë Dellova do të jetë në fushën e gjelbër.

Kosova nuk pritet të ketë ndonjë mungesë në sfidën më të rëndësishme në histori, ku me një fitore do ta siguronin pjesëmarrjen në kompeticionin më madhor, pra Kupën e Botës.

Konfirmohet: Mungesë e madhe për Kosovën kundër Turqisë

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova do të jetë mungesa tjetër e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen finale të ‘play-off’-it ndaj Turqisë.

Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në këtë finale të ‘play-off’-it, “Dardanët” do të luajnë ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri, të martën, më 31 mars, nga ora 20:45.

Megjithatë, kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipin tonë kombëtar, pasi listës së mungesave i është shtuar edhe një lojtar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbardh Dellova, i cili pas ndëshkimit me karton të verdhë ndaj Sllovakisë, ka plotësuar numrin e kartonëve.

Përveç Dellovës, Foda nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e qendërmbrojtësit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu. Të dy nuk janë grumbulluar për shkak të lëndimeve.

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro për…

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të hënën do të ndajë 500 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës.

Kjo pas fitores historike 4:3 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e mbrëmshme. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

”Mirëmëngjesi fitues! Me kërkesë të kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të “dardanëve” do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të qeverisë”, ka shkruar Murati.

Pas fitores ndaj Sllovakisë, Kosova në finalen e “play-off”-it do të luajë kundër Turqisë.

Ndeshja zhvillohet të martën duke filluar nga ora 20:45

Ndeshja e ditës- Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës

Përballë Kombëtares së Sllovakisë, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të hedhë në fushë një formacion të balancuar 3-5-2, që në fazën mbrojtëse shndërrohet në 5-3-2, duke synuar siguri prapa dhe rrezik konstant përpara.

Trajneri gjerman nuk do të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e sotme (e enjte) që Kosova do ta luajë në stadiumin “Tehelne pole”, me fillim nga ora 20:45.

Foda do të vazhdojë edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në play-off, po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese

Në portë, besimi i Fodas mbetet te portieri i Sassuolos, Arijanet Muric, i cili pritet të jetë pika kyçe me ndërhyrjet e tij në një ndeshje ku presioni do të jetë i madh.

Reparti mbrojtës përbëhet nga treshja Lumbardh Dellova si gjysmë i djathtë, Kreshnik Hajrizi në qendër dhe Albian Hajdari gjysmë i majhtë, që do të kenë detyrën të mbajnë kompaktë vijën e fundit dhe të ndalin sulmet e vendasve.

Në fazën mbrojtëse, ata do të ndihmohen nga krahët që zbresin prapa, duke krijuar një vijë me pesë lojtarë.

Hajrizi në duel me Muriqin

Në mesfushë, dinamika dhe balanca janë thelbësore. Në krahë pritet të aktivizohen Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni, të cilët do të kenë rol të dyfishtë – si në mbrojtje, ashtu edhe në mbështetje të sulmit.

Në qendër, Elvis Rexhbecaj do të jetë shtylla e mesfushës, i ndihmuar nga kreativiteti i Florent Muslijës dhe energjia e Veldin Hoxhës.

Në sulm, dyshja Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi pritet të udhëheqin ofensivën.

Muriqi mbetet pika referente në zonë me forcën fizike dhe lojën ajrore, ndërsa Asllani ofron lëvizshmëri dhe rrezik në hapësira.

Asllani dhe Vojvoda

Ky rreshtim i jep Kosovës fleksibilitet taktik dhe mundësi për të reaguar në çdo moment të lojës. Mbetet të shihet nëse kjo skemë do të jetë çelësi për të thyer Sllovakinë dhe për të hedhur hapin drejt finales.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;