Foda largon dy lojtarë nga lista, ndeshjen e shikojnë nga tribunat

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të lërë jashtë listës përfundimtare dy futbollistë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë.

Bëhet fjalë për Vesel Demakun dhe Leard Sadriun, të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këtë përballje dhe ndeshjen do ta ndjekin nga tribuna në stadiumin në Bratisllavë.

Ky vendim vjen në prag të një sfide jetike për Kosovën, e cila synon rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

 

Edon Zhegrova bëhet baba për herë ta parë, ky është emri i veçantë i bebit!

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në jetën e Edon Zhegrovës, yllit të Kombëtares së Kosovës dhe sulmuesit të Juventusit.

Ai është bërë baba për herë të parë, një moment që ka sjellë gëzim të madh në familjen e tij.

Edhe pse 26-vjeçari ka zgjedhur të mbajë këtë pjesë të jetës jashtë vëmendjes së mediave, gëzimi i tij është bërë publik falë nënës së tij, Sanije Zhegrova.

Sanija ka ndarë emocionet e saj përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të bebit të saj të ri nga inkubatori në spitalin “Città della Salute e della Scienza” në Torino.

Ajo ka shkruar: “Sot zemra ime u mbush më shumë se kurrë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që tashmë ndiej për këtë mrekulli të vogël.” Kjo shprehje e ndjenjave tregon se sa e rëndësishme është kjo ngjarje për familjen Zhegrova.

Emri i bebit është Mars, një zgjedhje e veçantë dhe simbolike, duke pasur parasysh se ai ka ardhur në jetë më 12 mars 2026. Ky emër jo vetëm që ka një tingull të bukur, por gjithashtu ka një domethënie të thellë për prindërit e tij, duke simbolizuar një fillim të ri dhe shpresë për të ardhmen.

Vogëlushi peshon 3250 gramë dhe është në shëndet të plotë, një lajm i shkëlqyer për të gjithë ata që e njohin Edonin dhe familjen e tij. Ky moment shënon një kapitull të ri në jetën e tij, ku ai do të përballet me sfida të reja dhe emocionuese si baba.

Edoni, i njohur për talentin e tij në fushën e futbollit, tani ka një tjetër “ndeshje” për të fituar, atë të të qenit baba. Kjo do të jetë një përvojë e re dhe e veçantë për të, e cila do ta ndihmojë të rritet si individ dhe si profesionist.

Familja Zhegrova ka një histori të pasur dhe të bukur, dhe ardhja e Marsit do të shtojë edhe më shumë ngjyra në këtë histori. Të gjithë ne urojmë që ai të ketë një jetë të gjatë dhe të lumtur, duke u rritur në një ambient të dashur dhe mbështetës.

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë mësojnë kundërshtarët

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve, ku gjigantët evropianë kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre.

Befasia më e madhe e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, ishte fakti që Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi nuk përfunduan në mesin e tetë skuadrave më të mira.

Tashmë siç dihet, ekipet e renditura nga 1 deri në pozitën 8 janë kualifikuar direkt në fazën e 1/8 së finales, ndërsa ekipet e renditura 9-24 do të luajnë në ‘play-off’ me ndeshjet që do zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Shorti vendosi përballë derbin francez mes Monaco dhe PSG-së, teksa duel interesant pritet të jetë edhe ai mes Galatasarayt dhe Juventusit.

Real Madridi do të përballet sërish me Benficën pas atij trileri të zhvilluar në Portugali, teksa Interi do luajë ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt.

Shorti i plotë:

Bodo Glimt vs Inter

Benfica vs Real Madrid

Monaco vs Paris Saint-Germain

Galatasaray vs Juventus

Club Brugge vs Atletico Madrid

Borussia Dortmund vs Atalanta

Olympiacos vs Bayer Leverkusen

Qarabag vs Newcastle United

Ndeshjet e para luhen më 17 apo 18 shkurt, kurse ato kthyese më 24 apo 25 shkurt.

Vlen të theksohet se ekipet e renditura nga pozita 9-16 do të luajnë ndeshjen e parë si mysafir ndërsa atë të dytën si vendas.

Kosovës i ndalohet të luajë me dy shtete! UEFA sqaron situatën

Kombëtarja e Kosovës nuk mund të ballafaqohet me Bosnjë dhe Hercegovinën, as me Serbinë, në garat e UEFA-s.

Sipas sqarimit, Kosova nuk mund të bjerë në të njëjtin grup me Bosnjë dhe Hercegovinën në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel.

Kosova do të jetë e pozicionuar në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

Në fazën e grupeve, “Dardanët” do të përballen me nga një kombëtaret nga tri vazot e para, por përjashtohet mundësia e shortit me Bosnjë dhe Hercegovinën.

“Bazuar në vendimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të vlefshme në kohën e hedhjes së shortit, ekipet që nuk mund të jenë në një grup, janë: Bosnjë-Hercegovina (Liga B, vazo 2) – Kosova (Liga B, vazo 4).

Përballjet e tjera të ndaluara nuk mund të ndodhin për shkak se ekipet përkatëse nuk luajnë në të njëjtën ligë”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.

Ky televizion shqiptar e transmeton El Clasicon

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Tashmë trajnerët, Hansi Flick dhe Xabi Alonso, i kanë publikuar 11-shet startuese.

Nga minuta e parë, gjermani ka vendosur të nisë me dyshen Lamine Yamal dhe Rober Lewandowski, që në fakt ishin në dyshim.

Derisa trajneri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, ka lënë në stol Kylian Mbappen, i cili nuk është i gatshëm 100 për qind për këtë ndeshje.

Sulmit ia ka besuar Gonazlos, i cili është në formë të mirë.

Ndeshjen mund ta shikoni në Super Sport 2 Albania.

“El Classico” – Këtu mund ta ndiqni LIVE

Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare

Sonte luhet finalja e madhe e Superkupës së Spanjës në futboll.

Dy klubet elitare spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid ballafaqohet sonte në Arabinë Saudite, shkruan GazetaBlic Sport.

Barça eliminoi Bilbaon në gjysmëfinale me fitoren e thellë 5-0, kurse Real Madrid fitoi ndaj Atleticos me rezultatin 2-1.

Finalja luhet sonte nga ora 20:00.

Ja formacionet zyrtare:

BARCELONA XI : Joan Garcia; Kounde, Cubarsi, Eric Garcia, Balde; Frenkie de Jong, Pedri, Fermín; Raphinha, Lewandowski, Lamine Yamal.

REAL MADRID XI : Courtois; Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Camavinga, Güler, Bellingham; Rodrygo, Vinicius.

Tifozët kroatë rrahin tifozët serbë të Cërvena Zvezdës

Në pushimoren kroate, Marsonija, në afërsi të Slavonski Brodit, të shtunën ndodhi një përleshje mes tifozëve kroatë të Dinamo Zagrebit, Bad Blue Boys, dhe atyre serbë të Cërvena Zvezdës “Delije”.

Mediat kroate kanë raportuar që tifozët e Dinamos u dolën në pritë atyre serbë dhe i kanë rrahur ata.

BBB kanë sulmuar nëngrupin e “Delije”, të njohur si “Orthodox Boys”. Ky nëngrup ishte duke udhëtuar drejt Beogradit.

Tifozët zagrebas kanë tentuar të marrin transparentin e tifozëve serbë, por nuk ia dolën. Por u morën veshje të ndryshme.

Zbulohet shuma marramendëse që fituan Joshua dhe Jake Paul për meçin e tyre

Anthony Joshua e nokautoi Jake Paul në Miami në një ndeshje të organizuar nga Netflix, dhe të dy boksierët i shtuan ndjeshëm llogaritë e tyre bankare.

Mediat amerikane, si “Sports Illustrated”, zbuluan gjithashtu shumat që boksierët morën për ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e shtunë).

Netflix nuk kurseu asnjë shpenzim dhe u zbulua se u dha luftëtarëve një total prej 184 milionë dollarësh bruto.

Paratë u ndanë në mënyrë të barabartë, me Joshua dhe Paul që morën secili nga 92 milionë dollarë për pak më pak se gjashtë raunde boksi në Miami.

Sigurisht, një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do të shkojë për taksat e tyre, por nuk ka dyshim se të dy, nëpërmjet sponsorëve, përfituan gjithashtu nga madhështia që shoqëroi ndeshjen.

Ndryshe, ndeshja përfundoi në raundin e gjashtë nga një nokaut i Joshuas, i cili erdhi pas tri rrëzimeve në raundin e pestë dhe një të katërti në raundin e gjashtë.

Aksidenti fatal në Angli, vdes futbollisti i njohur

Një futbollist i ri ka vdekur në Angli pas një aksidenti rrugor ku u përfshi. Bëhet fjalë për Ethan McLeod, lojtar i ekipit Macclesfield, që militon në kategorinë e gjashtë të futbollit anglez.

21-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë. Sipas raportimeve, McLeod po kthehej nga ndeshja në transfertë e skuadrës së tij ndaj Bedford, kur mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor, ndodhi aksidenti fatal.

Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga klubi i Macclesfield përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

McLeod i kishte nisur hapat e parë në futboll te akademia e Wolverhampton, ku u bashkua që në moshën shtatëvjeçare.

Në janar të vitit 2023 ai firmosi kontratën e parë profesionale me Wolves. Rreth një vit më vonë u largua nga klubi pa debutuar me ekipin e parë.

Wolverhampton ka njoftuar se do të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen ndaj Brentford, të shtunën më 20 dhjetor.