Tahiri i drejtohet VV-së: Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka “shpërthyer” në seancën për energjinë që është duke u zhvilluar.
Gjatë seancës, deputeti i VV-së, Valon Hoti tentoi të ngritë figurën misterioze të Dejona Mihalit, transmeton lajmi.net.
E, në fjalimin e tij, Tahiri u tregua i ashpër duke e quajtur Mihalin si kryekriminelja e këtij vendi dhe se ajo ia vodhi fitoren në Mitrovicë të Jugut.
“Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi kështu që e kuptoj plotësisht deputetin e VV-së që sot gjen kohë me u marr me hashim Thaçin. Sa i përket pyetjes sime se kush është Dejona Mihaili, shumë saktë u përgjigj deputeti tha që është ajo që merret me udhëheqjen e shtabit dhe i fiton zgjedhjet ndër vite dhe unë po i tregoj që është pikërisht ajo që prej qëtyne kompanive korruptive i ka bë 3 milionë e 300 mijë euro dhe u ardh me komplet aparaturën shtetërore dhe ma ka vjedh fitoren në Mitrovicë. Këte e dini ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është kryekriminelja e këtij vendi, është ajo që e udhëheq propagandën për me sulmu secilin personalitet që e shihni se mund t’iu merr pushtetin. Duhet t’iu vije marre për këtë çasje dhe nivel, po flasim për energjinë qysh me bë zgjidhje që mos të vidhen paratë për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, tha Tahiri
