div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive category category-trending category-251 custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Agim Veliu kërkon zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet në LDK: Askush nuk është mbi partinë

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka bërë reagimin e parë pas debaklit që pësoi LDK’ja në zgjedhjet e djeshme, duke rënë në 13 përqind. Veliu u la jashtë listës së LDK’së për deputet.

Veliiu ka kërkuar publikisht llogaridhënie për humbjet dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet, shkruan Reporteri.net.

Tutje ai ka thënë se askush nuk është mbi partinë.

“Askush nuk është mbi partinë. Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja. Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veliu./Reporteri.net

Qeveria merr vendim për ndarjen e 4 milionë 752 mijë e 350 euro – kategoritë përfituese

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.

Sipas vendimit mjetet i janë ndarë Ministrisë së Financave për kategoritë e pensioneve për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë si dhe pagesat për komunali për familjet e cenueshme.

Shuma e përgjithshme e mjeteve është 4 milionë 752 mijë e 350 euro

Plagoset me armë zjarri një person

Është plagosur me armë zjarri një person në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet.