div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-245 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reshje të shumta shiu përfshijnë vendin sot, paralajmërohet edhe mundësi për përmbytje

Reshjet e shiut kohëpaskohe paraqiten ditën e martë, që duke shkuar orëve të mbrëmjes po parashihet të jenë më intenzive në pjesë të vendit, madje të shoqëruara edhe me bubullimë.

Në pjesë të vendit, sidomos nga Dukagjini nuk përjashtohen mundësi edhe për përmbytje të shpejta, apo rritje e nivelit përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë.

Temperaturat pësojnë rënie nga 11C e 12C paradite, orëve të pasdites në 6C e 9C. Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 4-10m/s, e pasdite ndryshon drejtimin në krahun verior dhe frynë me hove deri në 13m/s.

Reshjet e shiu vazhdojnë kohëpaskohe mëngjesin e mërkurës, e më pas gradualisht pushojnë, mirëpo vendi mbetet i mbuluar nga vranësirat e ulëta.

Ditën e enjtë vranësirat shpërndahen, e do të ketë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 15C. Ndonjë rigë lokale shiu shfaqet ditën e premtë. Të shtunën megjithëse kalojnë vranësira nuk paraqiten mundësi për të reshura. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 7C e 8C.

Nga e mërkura sërish frynë erëra nga krahu jugor të lehta dhe mesatare, e prej së premtes me hove deri në 15m/s, njofton Mendimi për Motin.

Anisa reagon për hyrjen e Edit në BBVK

Starti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ka sjellë surprizën e parë të madhe: rikthimin e një prej banorëve më të komentuar të vitit të kaluar, Eduart Kuqi (Edi).

​Edi, i cili në edicionin e tretë pati një dalje dramatike duke u larguar vullnetarisht nga gara, është sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

​Por ky rikthim duket se ka “zgjuar” edhe ish-banorët e tjerë. Menjëherë ka ardhur një reagim nga Anisa Veseli, me të cilën Edi ndau eksperiencën në BBVK 3.

​Sikurse është përfolur gjatë muajve të verës, pas daljes nga shtëpia, Anisa dhe Edi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke ndezur aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

​Në një postim të bërë pikërisht në kohën kur Edi po i bashkohej sërish formatit, Anisa ka publikuar foton ku shihet duke mbuluar fytyrën dhe duke qeshur, shoqëruar me dy emoji “😂😂”.

​Ky reagim i saj është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një “thumbim” plot ironi për rikthimin e tij në garë. A po qesh me vetë faktin e rikthimit, apo është thjesht një reagim nostalgjik? Kjo mbetet për t’u parë. /Prive By Liberta Spahiu

E pazakontë, 69-vjeçari kamuflohej si grua dhe dilte nëpër fshat… duke thyer masën e arrestit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Roskovec, ku një 69-vjeçar me masë sigurie ‘arrest shtëpie’, ka gjetur një mënyrë për ta thyer atë.

Jorgo Hatiaj është filmuar nga një qytetare duke qarkulluar i lirë nëpër rrugët e fshatit… por i veshur si një grua, në mënyrë që të mos pikasej nga policia.

Pas denoncimit, ai është vënë në pranga nga policia e Fierit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Siç shihet nga pamjet, qytetarja i afrohet dhe duke e filmuar i bën thirrje policisë që ta arrestojë, ndërsa i moshuari i drejtohet asaj për ta goditur, e më pas largohet me vrap. /Top Channel

Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

Një influencere i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për Eliona Binakaj, që është më e reja në të gjithë edicionet e Big Brother.

Në paraqitjen e saj duket mjafte elegante sonte.

Eliona Binakaj, kishte rrëfyer më herët për humbjen tragjike të nënës dhe motrës në një aksident trafiku në Kroaci.

Bedri Hamza me një përgjigje interesante kur pyetët për Sami Lushtakun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i pyetur nëse e ka synim rikthimin e Fatmir Limajt në PDK, tha se “do të bisedojë me të gjithë për garën e radhës zgjedhore”.

Duke shtuar që ne zgjedhjet e kaluara, PDK kishte zgjedhur të garojë e vetme.

Ai u pyet edhe për Sami Lushtakun, për të cilin tha;

“Z.Lushtakun e njoh gjatë, kur është interesi i përgjithshëm gjithmonë rreshtohet me linjën e interesit të përgjithshëm”, tha Hamza për Lushtakun.

 

 

Spahiu: Kryetar faktik i PDK-së është Sami Lushtaku – Bedri Hamza ka mision të vështirë për të shuar konfliktet e brendshme

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte Konventën e saj, ku Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i partisë pa asnjë votë kundër. Mirëpo organizimi i Konventës brenda vetëm pesë ditësh ka nxitur reagime brenda strukturave të PDK-së.

Deputeti i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka kritikuar ish-kryetarin Memli Krasniqi për mënyrën e organizimit duke thënë se Konventa është dashur të shtyhej të paktën për një javë siç kishte kërkuar ai.

Hoxhaj para të pranishmëve tha se nuk ka marrë pjesë në garë pasi sipas tij nuk ka pasur kushte të barabarta e as proces të drejtë.

Profesori i Shkencave Politike Nexhemedin Spahiu në një prononcim për IndeksOnline vlerëson se sfida kryesore e kryetarit të ri do të jetë menaxhimi i përplasjeve të brendshme që po zgjasin prej vitesh.

Spahiu thotë se pavarësisht strukturës zyrtare ‘kryetar faktik i PDK-së mbetet Sami Lushtaku’a, ndërsa rivaliteti i tij politik është Ramiz Lladrovci.

Ai e ka përshkruar këtë situatë si një betejë të gjatë mes dy ‘sturmbllarëve’ të PDK-së, e cila në të kaluarën është shuar vetëm nga lidershipi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Pas dërgimit të ish-krerëve të partisë në Hagë, sipas Spahiut përpjekjet për t’i menaxhuar këto dy kampe fillimisht iu besuan Enver Hoxhajt, por pa sukses.

“Pastaj është munduar përmes Memli Krasniqi i cili ka arritur deri diku me inteligjencës e tij ti ofroj, mirëpo në fund është detyruar të lëshojë pe Sami Lushtakut karshi Ramiz Lladrovicit.

Kjo rezultoi dështim për PDK-në, sepse u pa që Ramiz Lladrovci është ‘arrë e fortë’ dhe largimi i Ramiz Lladrovcit nga PDK e ‘thenë’ në kurriz këtë parti”, ka thënë Spahiu për IndeksOnline.

Megjithatë sipas Spahiut, zgjedhja e Bedri Hamzës është një përpjekje për të sjellë qetësi pasi ai nuk shihet si figurë konfliktuoze dhe nuk ka pasur probleme me askënd brenda partisë.

“Unë mendoj që Bedri Hamza është njeriu më i përshtatshëm për momentin për PDK-në. Por nëse nuk arrin ai t’i mbyllë këto konflikte, nuk e di kush tjetër do të mund ta bëjë”, ka thënë Spahiu.

Ai ka folur edhe për mundësinë që Hamza të arrijë të rrisë PDK-në, duke thënë se kjo varet pikërisht nga aftësia e tij për të mbajtur të bashkuara dy kampet e forta brenda partisë.