div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-246 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Bedri Hamza është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.

Pas Konventës, në të cilën u zgjodh pa asnjë votë kundër, Hamza mbajti një konferencë për media ku u pyet nëse ka vija të kuqe për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Hamza tha se asnjëherë nuk ka vendosur vija të kuqe, duke mos e përjashtuar kështu mundësinë e bashkëpunimit, shkruan Reporteri.net.

“Asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe dhe siç e pamë në balotazh, edhe ata që patën vija të kuqe, të gjithëve iu ranë. Krejt me krejt u bënë bashkë. Mendoj se ne duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit dhe gjithmonë t’i bëjmë veprimet e duhura në interes të vendit”, deklaroi Hamza.

Hamza e ka cilësuar si nder të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të madhe, zgjedhjen në krye të kësaj partie, teksa ka thënë se do t’i shërbejë vendit me përkushtim dhe vendosmëri.

“Bashkë për qytetarët dhe Kosovën. Bashkë për PDK-në dhe fitoret që po vijnë!”, ka thënë Hamza në Facebook.

Ndryshe, Hamza ka shërbyer dy herë si ministër i Financave i Kosovës dhe në katër vjetët e fundit e udhëhoqi komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit, ai ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.

U tha se do jetë opinioniste e BBVK, lajmërohet Leonora Jakupi

Sonte nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një prej formateve më të ndjekura televizive në vend.

Me hapjen e sezonit të ri, pritshmëritë e publikut janë rritur, sidomos për përbërjen e opinionistëve dhe mënyrën si do të zhvillohet loja këtë vit.

Prej ditësh është përfolur se Leonora Jakupi do t’i bashkohet produksionit si opinioniste, një rol që do t’i shtonte dinamizëm dhe diskutim mbrëmjeve në Prime.

Në prag të nisjes së spektaklit, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga Shqipëria, duke treguar se ndodhet në Tiranë.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, me shumë që komentojnë nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendje, apo se nuk qëndron një gjë e tillë.

Ndërkohë, atmosfera para nisjes së spektaklit është e mbushur me kuriozitet për banorët e rinj dhe surprizat që produksioni ka paralajmëruar.

Me gjithë zhurmën që ka krijuar ky edicion para nisjes, duket se publiku është gati për një sezon edhe më dinamik dhe të mbushur me ngjarje të forta.

“Konventa jo demokratike” — Deklarata e Hoxhajt nxit reagimin e ashpër të Krasniqit

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur garë të pashembullt demokratike konventën zgjedhore për kryetarin e ri, duke ju kundërpërgjigjur Enever Hoxhajt i cili tha se konventa nuk ka qenë demokratike.

Krasniqi ka thënë se do të dëshironte që Hoxhaj të ishte në garë.

Pas konventës ku Bedri Hamza u votua për kryetar të partisë si i vetmi kandidat, Krasniqi tha PDK është e bashkuar.

“Garë e pashembullt e demokracisë. Gara ka qenë e hapur ka pasur hapësirë për 12 kandidatë. Më vjen keq që z.Hoxhaj nuk e ka ndjek asnjë prej procedurave, sepse kisha pas dëshirë me kanë në garë, siç kam pas dëshirë,para karar viteve kur unë kam qenë në garë dhe ai ka qenë ushtrues detyre. Është vendim i ti që unë e respektoj. PDK është e bashkuar dhe ecim tutje”, tha ai.

Pasi u zgjodh në krye të PDK-së, Hamza ka ‘diqka për të thënë’ për Hoxhajn

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se gara sot ka qenë demokratike, por edhe e hapur.

Në lidhje me Enver Hoxhajn, ai tha e ka mik dhe se që 22 vjet janë bashkë në partinë e njëjtë.

“Nuk ka garë më demokratike se kjo sot, gar aka qenë e hapur, statuti, rregulloret janë këto që janë në fuqi dhe janë të aprovuara nga ne dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. Gara ka qenë e hapur, koha ka qenë e njëjtë si për mua, si për të gjithë të tjerët që kanë dashur, kanë pasur gatishmëri për të hyrë në garë”.

“Unë e kam mik z.Hoxha, që 22 vjet jemi bashkë në Partinë Demokratike, sigurisht se është një personalitet i cili ka shumë kontribute dhe pres edhe me bindje them që bashkë do ta bëjmë më të mirën brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Tek e fundit e bukura e demokracisë është kjo, se ka mendime të ndryshme”, u shpreh ai

Zgjedhja e Bedri Hamzës në krye të PDK-së, reagon Uran Ismaili

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas zgjedhjes së Bedri Hamzës në krye të partisë.

Ai tha se Hamza është një lidë ri veçantë e me integritet.

Ismaili shprehi mirënjohje edhe për udhëheqjen e Memli Krasniqit.

“Duke shprehur mirënjohje të thellë për Kryetarin Memli Krasniqi, për udhëheqjen me dinjitet dhe shembull personal, sot mirëpresim me besim të plotë zgjedhjen e Bedri Hamzës në krye të PDK-së. Një lider i veçantë, me integritet dhe të dëshmuar në kohë dhe pozicione të ndryshme.  Ky është momenti i një kapitulli të ri për PDK-në, i ndërtuar mbi unitet, maturi dhe vizion. Një momentum i ri, që do të na udhëheqë drejt fitoreve të reja dhe drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Urime Kryetar i ri i PDK-së, Bedri Hamza. PDK! Përpara! Së bashku”, ka thënë Ismaili.

Mërgimtari nga Kosova vdes në Mekë, pasi kreu Umrën

Një besimtar mysliman nga Kosova ka vdekur në Mekë, në mesnatën e së dielës.

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga miqtë e tij në Facebook, të cilët kanë shprehur pikëllimin për këtë ngjarje.

KlanKosova.tv mëson se i ndjeri ka vdekur teksa po shkonte drejt aeroportit për t’u kthyer nga Umra.

Sipas burimeve të redaksisë, ai ishte rreth të pesëdhjetave dhe jetonte në Gjermani.

Po ashtu, sipas informacioneve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një infarkt.

Rikthim bombastik në Big Brother VIP Kosova
Pas pak orësh starton Big Brother VIP Kosova, edicioni i katërt, dhe atmosfera është ndezur më shumë se kurrë. Kurioziteti kryesor i natës së parë mbetet kasti, por këtë herë ka një detaj që e ngrit temperaturën e pritjes: një rikthim i papritur.

Sipas informacioneve, këtë vit në shtëpi do të hyjë sërish një nga ish-banorët e edicionit të kaluar, i cili e ndërpreu lojën në gjysmë të rrugëtimit. Deri më tani produksioni nuk ka zbuluar asnjë të dhënë.

Në edicionin e kaluar ka pasur disa raste të banorëve që u përjashtuan ose e braktisën vullnetarisht garën, ndaj mbetet të shihet se cili prej tyre do të rikthehet këtë herë për të luftuar sërish për çmimin prej 200 mijë eurosh.

Surpriza zbulohet sonte. Dera e BBVK4 hapet — dhe rikthimi pritet të jetë një nga momentet më të bujshme të natës.

Këtu mund ta ndiqni sonte “Big Brother Vip Kosova”

 

Zgjedhja e Bedri Hamzës Kryetar i PDK-së, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Para pak minutave Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagmi i parë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Është sekretari organizativ i kësaj partie, Ali Rama që përmes një postimi në Facebook është shprehur se në Lëvizje VETËVENDOSJE! një kandidatë për kryetar Pike (nëndege) ka ma shumë kohë për fushatën dhe procedura zgjedhore se sa në parti tjera.

Postimi i plotë:

Në Lëvizje VETËVENDOSJE! një kandidatë për kryetar Pike (nëndege) ka ma shumë kohë për fushatën dhe procedura zgjedhore se sa në parti tjera që kanë për kryetar të partisë. E mos të flasë për kandidat për kryetar qendre (dege).

Hamza i përgjigjet Hoxhajt që tha se “nuk kishte kushte të barabarta” në garë

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se gara sot ka qenë demokratike, por edhe e hapur.

Në lidhje me Enver Hoxhajn, ai tha e ka mik dhe se që 22 vjet janë bashkë në partinë e njëjtë.

“Nuk ka garë më demokratike se kjo sot, gar aka qenë e hapur, statuti, rregulloret janë këto që janë në fuqi dhe janë të aprovuara nga ne dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. Gara ka qenë e hapur, koha ka qenë e njëjtë si për mua, si për të gjithë të tjerët që kanë dashur, kanë pasur gatishmëri për të hyrë në garë”.

“Unë e kam mik z.Hoxha, që 22 vjet jemi bashkë në Partinë Demokratike, sigurisht se është një personalitet i cili ka shumë kontribute dhe pres edhe me bindje them që bashkë do ta bëjmë më të mirën brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Tek e fundit e bukura e demokracisë është kjo, se ka mendime të ndryshme”, u shpreh ai.

IHMK paralajmëron për vërshime dhe përmbytje nesër dhe pasnesër, këto janë zonat që pritet të preken

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë dy ditëve në vijim do të ketë reshje intensive të shiut, që mund të shkaktojnë vërshime dhe përmbytje, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e IHMK’së, të shpërndarë nga Komuna e Prishtinës, thuhet se reshjet më intenstive dhe përmbytjet e mundshme të menjëhershme parashihet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistricca e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit dhe disa rrjedha me karakter malor.

“Sasia e reshjeve më shumë se 40 1/m2/24h. Shkaktim i përmbytjeve, problemeve në të gjitha aktivitetet e prodhimtarisë bujqësore, probleme në trafik dhe rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe balte. Rrezik për jetën e njerëzve dhe kafshëve, dëmtime të pronës”, theksohet në paralajmërimin e institutit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Prishtinës ka thënë se ekipet e terrenit po monitorojnë situatën dhe se janë të përgatitura të ndërhyjnë sipas nevojës, shkruan Reporteri.net.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.

“Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, thuhet në njoftim.