div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-286 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sa komuna fituan partitë politike në balotazh?

Në shumicën e komunave të Kosovës tashmë ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë në komunat e Mitrovicës, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar fitore në tri komuna: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik, pas balotazhit.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë fituese në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar në komunat e Gjakovës, Suharekës, Klinës dhe Rahovecit.

Zgjedhjet lokale, vjen reagimi i Kurtit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se partia me të cilën ai udhëheq ka fituar në shtatë komuna në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Ai, në një paraqitje për media nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, tha se fitorja në shtatë komuna është një sukses për LVV-në.

“Lëvizja Vetëvendosje është hera e katërt që merr pjesë në zgjedhjet lokale. Herën e parë në vitin 2013 kemi fituar një komunë, herën e dytë në vitin 2017 kemi fituar tri komuna, herën e tretë në vitin 2021 kemi fituar në katër komuna dhe në bazë të të dhënave që kemi marrë nga komisionerët tanë, kësaj radhe kemi fituar shtatë komuna. Ky është një sukses i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

“Ne po i presim ende rezultatet nga komunat e tjera, mirëpo tash më duhet të shkojë me nxitim në tubimin festiv një herë në Fushë Kosovë, pastaj në Obiliq, e në fund në Mitrovicë”, u shpreh Kurti.

Mitrovica me kryetar të ri, Arian Tahiri e uron Pecin për fitoren

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës, Arian Tahiri, ka uruar kundër-kandidatin e tij, Faton Pecin, për fitoren në këtë komunë.

Tahiri ka pranuar humbjen, teksa ka uruar Pecin për fitoren.

“Nuk kam pasur komunikim, por do ta uroj atë edhe gjithë qytetarët e Mitrovicës. E uroj Faton Pecin përmes kësaj telefonate”, ka thënë Tahiri në një lidhje telefonike në Debat Plus, raporton Paparaci.

Përkundër se pranoi humbjen, Tahiri tha se ekipe të partisë janë duke përgatitur ankesa për parregullsitë në ditën e zgjedhjeve në këtë komunë.

Përfundon numërimi i votave për Prishtinën – Kaq vota ka më shumë Rama se Hajrulla Çeku

Përparim Rama, ka dalë fitues në garën për komunën e Prishtinës, duke siguruar 51.54% të votave, apo 46,935 vota gjithsej, shkruan Insajderi.

Në anën tjetër, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 48.46% të votave, që përkthehet në 44,126 vota.

Dallimi mes dy kandidatëve është 2,809 vota, me ç’rast Rama ka arritur të ruajë kryeqytetin për LDK-në pas një gare të ngushtë dhe të tensionuar.

Numërohen mbi 90 për qind të votave, Peci drejt fitores

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 92,38 për qind të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, siç duket po shkon drejt fitores. Peci ka marrë 16,393 vota apo 53,67 për qind të tyre.

Ndërkaq kandidati i PDK’së, Arian Tahiri, ka marrë 14,149 vota apo 46,33 për qind të tyre.

Në bazë të rezultatit aktual, Peci është para Tahirit me mbi dy mijë vota. /Insajderi.org/

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK

Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LDK.

“Falënderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Meqenëse jemi mundu me organizu, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë vjedhë”, ka deklaruar Gashi.

“Unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës”.