div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-293 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rritja e pensioneve, vjen njoftimi i rëndësishëm

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar grupi i parë i pagesës së njëhershme prej 100 euro për rreth 50 mijë studentë.

Përmes një postimi në facebook, Murati po ashtu ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të ketë rritje të pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, duke përfshirë rreth 200 mijë pensionistë në gjithë vendin.

“Njësoj edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë,” ka shkruar Murati.

 

 

 

Rikthehet teologia Merjeme Lumi, shfaqet pa mbulesë- ky është emri i saj i ri

Një zhdukje e bujshme dhe një rikthim edhe më tronditës, jo ashtu siç e mbajnë në mend ndjekësit.

Tash, pa mbulesë dhe me emrin Maria! Kjo është historia e Merjem Lumit, teologes që dominoi rrjetet sociale shqiptare dhe u largua papritur në vitin 2024.

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ajo ka vendosur të rikthehet, duke shkaktuar një valë reagimesh në komunitetin e saj.

Arsyeja e largimit? Një stuhi e vërtetë online.

Merjem Lumi u përball me akuza të rënda dhe një përplasje të ashpër publike me imamin e njohur, Ahmed Kalaja, pas disa deklaratave të saj që u bënë virale.

Kjo situatë tensionoi ndjeshëm marrëdhëniet e saj me ndjekësit.

Ndjekësit pretenduan se Lumi kishte përfituar financiarisht nga besimtarët, madje duke arritur të blinte një shtëpi me paratë e tyre.

E gjendur nën këtë presion të jashtëzakonshëm, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga skena publike, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Pas më shumë se një viti heshtjeje të plotë, kur shumë menduan se ajo ishte larguar përgjithmonë, ndodhi kthesa.

Merjem Lumi, tani e njohur si Maria, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një transformim drastik që ka shokuar komunitetin e saj të dikurshëm.

Rikthimi i saj në rrjetet sociale ka sjellë një debat të ri, pasi ajo ka hequr mbulesën islame dhe ka adoptuar një identitet të ri.

Ky ndryshim rrënjësor ka rihapur diskutimet mbi rolin e saj si teologe dhe figurë publike, duke e bërë atë sërish qendër të vëmendjes.

Rrugëtimi i Merjem Lumit ishte unik dhe ndryshe, duke reflektuar tensionet dhe sfidat e jetës së saj në një shoqëri që shpesh është e ndarë në çështje të besimit dhe identitetit.

Kjo histori e saj është një shembull i qartë i ndikimit të mediave sociale në jetën personale dhe publike të individëve.

Për më shumë ua tregon video e mëposhtme! /Prive By Liberta Spahiu

Rivaliteti i restoranteve të qebapëve përfundon me rrahje brutale në rrugë!l

Dy familje rivale të restoranteve të qebapëve në Newport të Anglisë janë përleshur fizikisht në rrugë.

Një seancë gjyqësore është mbajtur në lidhje me rastin, raportojnë mediat britanike, përcjell KosovaPress.

Një person i përfshirë në përleshje, tha se ka parë njerëz të moshë 17 dhe 52-vjeç duke përdorur si mjete luftimi shkopinj metalik dhe bastun për ecje.

Pjesëtarët e të dyja familjeve të përfshira në incident kanë pësuar lëndime në kokë, por nuk janë bërë të ditur detajet. Në seancën gjyqësore u tha se të dyja familjet janë pajtuar pas incidentit.

Mehmet Aksoy (52), Mazhar Aksoy (40), Murat Aksoy (28), Burak Aksoy (25), Savas Sayak (33), Yagmur Sayak (42), Firat Sayak (45), më parë pranuan shkelje të dhunshme dhe po dënohen në Gjykatën e Kurorës në Newport.

Një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk mund të përmendet për shkak të moshës, do të dënohet në një gjykatë për të mitur.

Gjykata u informua se kishte pasur ‘dhunë të konsiderueshme fizike’ dhe iu treguan pamjet e kamerave të sigurisë të përleshjes.

Të gjithë të pandehurit u ndihmuan në gjykatë nga një përkthyes.

Video

 

 

Një i moshuar humb jetën – shoferi i dyshuar, zyrtar policor

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në Prizren, rreth orës 18:12.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e këmbësorit, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha Bytyqi.

Tutje ai tha se shoferi i dyshuari është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore. /express

NISMA dalin me qëndrim, tregojnë a do ta votojnë Konjufcën për kryeministër

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti ku bënë pjesë nuk ka votë për Glauk Konjufcën që të bëhet kryeministër e të formojë qeverinë e re.

Krasniqi, u shpreh se Konjufca u mandatua në mënyrë joligjore nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Pse NISMA nuk e voton Konjufcën tashmë është e ditur për opinionin, ne nuk e votojmë Glauk Konjufcën pasi jo ligjërisht është i nominuar edhe nga vetë Presidentja, për të gjithë ne është e papranueshme ky hap i bërë nga presidentja dhe pjesa tjetër edhe para se të vijmë tek situata e të mandatarit mendojmë se Kuvendit deri këtu është në shkelje ligjore”, u shpreh Krasniqi.

Shtesat për fëmijë, Murati jep njoftimin e rëndësishëm

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar grupi i parë i pagesës së njëhershme prej 100 euro për rreth 50 mijë studentë.

Përmes një postimi në facebook, Murati po ashtu ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të ketë rritje të pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, duke përfshirë rreth 200 mijë pensionistë në gjithë vendin.

“Njësoj edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë,” ka shkruar Murati./IndeksOnline/

 

 

 

“Budallaki dhe mungesë morali” – reagimi i fortë i Mihrije Brahës pas videos virale në TikTok

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka reaguar pas një video montazhi të shpërndarë në TikTok, ku zëri i saj është përshtatur mbi trupin e një këngëtareje serbe.

E njejta tregoj në emisionin “Kosova Live” në T7, se

në videon që u bë virale, autori kishte vendosur edhe një mbishkrim me përmbajtje ofenduese, duke aluduar në moralin e saj.

Këngëtarja e ka cilësuar këtë gjest si “turp të madh dhe budallaki”, duke shtuar se për të ishte e vështirë të shihte mënyrën si u manipulua materiali i saj artistik për qëllime fyese.

Ballafaqimi në kufi: Ushtarët serbë hyjnë në territorin e Kosovës, banorët përballen me ta

Ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë shkelur sërish territorin e Kosovës.

Kësaj radhe, incidenti ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Podujevës, ku forcat serbe kanë kaluar vijën kufitare, transmeton lajmi.net.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh reagimesh të ashpra nga Presidentja dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, lidhur me informacionin e mëparshëm se xhandarmëria kishte hyrë në veri të Kosovës, kishte rrëmbyer një qytetar dhe më pas ishte larguar.

Sot, RTV Dukagjini ka publikuar pamje që dokumentojnë këtë incident, duke shfaqur momentin e ballafaqimit të xhandarmërisë serbe me banorët e zonës në vijën kufitare në Rakinicë./lajmi.net/

Krimi në Golluboc: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh
Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë në Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi, ‘shpëtoi’ me një dënim të lehtë për kërcënimin me jetë të dy miqve të tij, familjarëve të bashkëshortes së tij, në shtator të këtij viti.

Isufi, i arrestuar sot për vrasjen e dy vëllezërve të bashkëshortes së tij – Driton (32-vjeç) dhe Naim Morinës (45-vjeç) – ishte dënuar me 200 euro gjobë për kanosje, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë të cilin e ka siguruar Paparaci.

Dhëndri 42-vjeçar nga Sankoci i Drenasit ishte shpallur fajtor për kërcënimin me jetë të dy miqve të tij I.M dhe M.M.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 prill të këtij viti, vetëm gjashtë ditë pasi i dyshuari ishte denoncuar për rrahjen e bashkëshortes së tij, motrës së të dëmtuarve. 11 ditë më vonë, për rastin e dhunës në familje, Astrit Isufi do të dënohej me 154 ditë burgim e 800 euro gjobë nga një gjykatë e shkallës së parë, raportoi sot Betimi për Drejtësi.

Zanafilla e mosmarrëveshjeve mes dy familjeve, dyshohet të ketë qenë dhuna që i dyshuari ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Paulin Pashku, vrasësi i dyshuar Astrit Isufi dhe vëllai i tij Petrit Isufi i kishin kanosur seriozisht me dashje dy anëtarë të familjes së miqve pas një konflikti verbal.

Në shkresat e lëndës janë të redaktuara shënimet për vendin e ngjarjes së konfliktit.

“I akuzuari Astrit Isufi iu ishte drejtuar me fjalë të dëmtuarve ‘dilum nga lokali se ju vras dhe kini afat deri të shkoni në shtëpi, sepse si te shkoni ne shtëpi unë do t’iu vrasë’, kurse i akuzuari Petrit Isufi iu ishte drejtuar me fjalët ‘dilni jashtë se ju vras’”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Paparaci.

Astrit Isufi dhe vëllai i tij e kishin pranuar fajësinë për kanosje që në seancën fillestare të rastit në Gjykatë, sipas dosjes së Gjykatës.

Prokurori Pashku i kishte propozuar Gjykatës që pranimi i fajësisë nga dy të pandehurit të merrej si rrethanë lehtësuese, të cilën Gjykata e kishte marrë parasysh.

Kësisoj, vëllezërit Isufi i kishin shpëtuar një dënimi maksimal deri në një vit burgim për veprën penale të kanosjes. Ishin dënuar me 200 euro gjobë, tregojnë shkresat e lëndës.

“Të akuzuarve Astrit Isufi dhe Petrit Isufi, secilit veç e veç, në shumë prej 200 (dyqind) €, të cilin do të e paguajnë në afat prej 15 ditë, nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të shpallur më 19 shtator të këtij viti.

Pa u mbushur dy muaj nga dënimi me gjobë për kanosjen e miqve, Astrit Isufi, 42-vjeçar, është përfshirë sërish në konflikt me familjarët e bashkëshortes së tij, familjen Morina nga Golluboci i Malishevës.

Konflikti, i ndodhur të enjten më 6 nëntor, ka përshkallëzuar me përdorim të armës së zjarrit në të cilin mbetën të vrarë dy miqtë e tij, Driton dhe Naim Morina.

Isufi u arrestua sot nga Policia e Kosovës në fshatin Polloqicë të Drenasit, disa kilometra larg vendit të krimit.

I dyshuari, pronar i një auto-servisi në fshatin Komoran, aktualisht po trajtohet në QKUK pasi dyshohet se ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në konfliktin me dy vëllezërit Morina.