div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33921 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
16 euro në llogari: Kërkohet hetim për ‘pasurinë’ e Kurtit, “Çdo paqartësi mund të thellojë hendekun mes qeverisjes dhe shoqërisë”

Shuma e deklaruar e pasurisë së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ngjallur reagime të shumta, pasi në llogarinë e tij bankare rezulton të jenë vetëm 16 euro e 41 centë.

Derisa në anën tjetër bashkëshortja e tij posedon një pasuri më të madhe ku vetëm një banesë në emrin e saj kap shifrën 530 mijë euro.

Analisti Blerim Burjani, në një prononcim për Gazetën Infokus, ka hedhur dyshime se deklarimi i vitit 2026 i kryeministrit Kurti mund të jetë i vërtet.

Ai ka thënë se ky mund të jetë një deklarim formal që nuk reflekton pasuritë e tjera të kryeministrit, si pasuri të paluajtshme, të ardhura familjare ose mjete në forma të tjera.

“Deklarim formal, jo pasqyrë e plotë e likuiditetit kursimet në një llogari nuk përfshijnë domosdoshmërisht pasuri të tjera pasuri të paluajtshme, të ardhura familjare, mjete në forma të tjera” theksoi Burjani .

Sipas tij, kjo mund të jetë gjithashtu një zgjedhje personale financiare, ku individët mbajnë më pak para në llogari dhe i investojnë ose shpërndajnë ndryshe.

Burjani shton se mund të ketë edhe një mesazh politik pas kësaj deklarate, duke synuar krijimin e një imazhi modest dhe të larguar nga elitat e pasura. Ai thekson se, megjithatë, kjo shifër nuk është domosdoshmërisht një tregues i pasigurisë financiare.

“Një politikan në atë nivel nuk matet vetëm nga kursimet në bankë” theksoi ai.

Megjithatë, problemi qëndron te perceptimi publik. Në një vend me varfëri të lartë, ky deklarim mund të duket jo-bindës ose simbolik dhe mund të dëmtojë besimin institucional. Ky deklarim mund të shihet gjithashtu si i shkëputur nga realiteti, dhe në një shoqëri ku shumë qytetarë luftojnë për mbijetesë, ata presin sinqeritet dhe qartësi nga udhëheqësit e tyre.

Burjani përfundon duke theksuar se deklarata e pasurisë nuk është çështje e shumës së parave, por e transparencës dhe besueshmërisë. Në një shoqëri ku qytetarët janë skeptikë ndaj politikës, çdo paqartësi mund të thellojë hendekun mes qeverisjes dhe shoqërisë.

“Megjithatë, transparenca dhe koherenca janë thelbësore. Nëse deklarimet duken të paplota apo të pakuptueshme, krijohet hapësirë për dyshime” tha ai .
Ai sugjeron që pasuria e kryeministrit të verifikohet me kujdes dhe që organet kompetente, përfshirë SPAK-un, të sigurojnë transparencë të plotë për burimet e pasurisë dhe për të shmangur çdo abuzim.

“Çështja e funksionarëve publik dhe përfituesve shumëvjeçar janë fakte që duhet hetuar nga një SPAK kosovar. Të gjithë duhet të hyjnë nën lupën e prokurorisë dhe gjykatave” shtoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *