div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shqiptari vret ish-gruan dhe të dashurin e saj

Sipas mediave italiane, një burrë 57-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Astrit Koni, dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, gjithashtu shqiptar, përpara se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kalaja e fshatit.

Trupat e dy viktimave u gjetën paraditen e sotme në një hendek, pranë një fushe ku ndodheshin disa koshere bletësh, për të cilat kujdesej çifti.

Viktimat ishin të vendosura në një distancë të vogël nga njëri-tjetri ndërsa pranë tyre u gjet edhe një mjet bujqësor, me të cilin dyshohet se janë goditur për vdekje.

Alarmin e dha vëllai i gruas, i cili u shqetësua pasi nuk kishte marrë asnjë lajm prej saj. Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar është hedhur nga kalaja gjatë natës, duke i dhënë fund jetës.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa komuniteti lokal është i tronditur nga ky akt i rëndë.

Ymeri: LVV do të bie pas prishjes së Kurtit me Osmanin

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë me dije se ndarja e Vjosa Osmanit nga Albin Kurti do të ketë ndikim elektoral.

Ai ka vlerësuar kjo do të bëjë që të ketë ndikim në rënien e elektoratit të VV-së.

Ymeri ka thënë se është vështir të parashihet se sa do të jetë ky ndikim.

“E dyta që është ndryshe këtë radhë natyrisht që është edhe ndarja e Kurtit nga Vjosa Osmani. Nuk është e lehtë të përcaktohet saktë se cili do të jetë efekti i kësaj ndarjeje ama për që do të ketë ndikim në votën e VV-së kjo është më se e sigurt”, ka thënë ai për frontonline.

“Unë parashoh një rënie të fuqisë elektorale të LVV-së. Nuk mendoj që rënia do të jetë shumë e madhe, gjasat janë shumë të mëdha që LVV të mos e ketë shumicën që ia mundëson qeverisjen pa njërën prej partive që tash janë në opozitë”, është shprehur Ymeri.

400 mijë euro shtëpi e 13 mijë euro në bank – kjo është pasuria e Adriana Matoshit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, duke zbuluar të dhëna mbi të ardhurat, pronat dhe detyrimet financiare.

Sipas deklarimit të fundit vjetor, Matoshi nuk ka aksione në kompani tregtare, ndërsa në kategorinë e pasurive të luajtshme figuron një veturë e tipit Fiat, e dhuruar nga ish-bashkëshorti në vitin 2023, me vlerë 13 mijë euro, në pronësi të prindërve .

Sa i përket pasurive të paluajtshme, është deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 66 metra katrorë, e ndërtuar nga kursimet e prindit në vitin 1990, me vlerë të deklaruar prej 400 mijë euro, po ashtu në pronësi të prindërve .

Në aspektin financiar, deputetja ka një kredi në NLB Banka për renovimin e shtëpisë, e marrë në vitin 2025 në vlerë prej 15 mijë eurosh, ndërsa borxhi i mbetur aktual është mbi 12 mijë euro .

Gjithashtu, ajo ka deklaruar mbi 13 mijë euro para të gatshme në bankë, të cilat sipas saj burojnë nga paga, kredia dhe të hyrat e vajzës së saj, shkruan Zeri.info.

Sa i përket të ardhurave vjetore, Matoshi ka përfituar rreth 18,943 euro nga paga si deputete, ndërsa nuk ka raportuar të ardhura të tjera personale gjatë vitit 2025 .

Ndërkohë, të ardhura shtesë në familje janë regjistruar nga aktiviteti si aktore i anëtarëve të familjes, me mbi 19 mijë euro të realizuara nga projekte të ndryshme artistike .

Ja sa mund ta dënojë trupi gjykues Naim Murselin për vrasjen e Liridonës

Dje është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ndërkaq, të martën, më 21 prill, do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan Insajderi.

Sipas avokatit të Murselit, Shemsedin Piraj, për veprën penale për të cilën klienti i tij akuzohet nga prokuroria, ligji parasheh dënim prej 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm, shkruan Insajderi.

Edhe prokurorja Javorka Prelinçeviq i ka kërkuar trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtarët Fatime Dermaku, Gent Beka dhe Alban Ajvazi, që të tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.

Të njëjtën kërkesë e patën edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, dhe avokati i tyre, Leotrim Syla.

Pasuria e Sami Lushtaku: dy banesa mbi 400 mijë euro dhe mijëra euro në banka

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar pasuri qindra mijëra euro, përfshirë banesa, toka, depo, garazha, vetura e para të gatshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Lushtaku ka deklaruar në dy banesa në pronësi të bashkëshortes së tij, njëra në vlerë 230 mijë euro e tjetra në vlerë 200 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar toka dhe disa depo e garazha, si dhe dy vetura, një e bashkëshortes në vlerë 15 mijë euro e një personale në vlerë 9 mijë e 500 euro.

Lushtaku ka deklaruar edhe para të gatshme në vlerë 32 mijë euro kesh, dhe në dy banka në njërën 1300 euro dhe në tjetrën 2500 euro.

Më poshtë mund ta shihni pasurinë e tij: