div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33763 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
400 mijë euro shtëpi e 13 mijë euro në bank – kjo është pasuria e Adriana Matoshit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, duke zbuluar të dhëna mbi të ardhurat, pronat dhe detyrimet financiare.

Sipas deklarimit të fundit vjetor, Matoshi nuk ka aksione në kompani tregtare, ndërsa në kategorinë e pasurive të luajtshme figuron një veturë e tipit Fiat, e dhuruar nga ish-bashkëshorti në vitin 2023, me vlerë 13 mijë euro, në pronësi të prindërve .

Sa i përket pasurive të paluajtshme, është deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 66 metra katrorë, e ndërtuar nga kursimet e prindit në vitin 1990, me vlerë të deklaruar prej 400 mijë euro, po ashtu në pronësi të prindërve .

Në aspektin financiar, deputetja ka një kredi në NLB Banka për renovimin e shtëpisë, e marrë në vitin 2025 në vlerë prej 15 mijë eurosh, ndërsa borxhi i mbetur aktual është mbi 12 mijë euro .

Gjithashtu, ajo ka deklaruar mbi 13 mijë euro para të gatshme në bankë, të cilat sipas saj burojnë nga paga, kredia dhe të hyrat e vajzës së saj, shkruan Zeri.info.

Sa i përket të ardhurave vjetore, Matoshi ka përfituar rreth 18,943 euro nga paga si deputete, ndërsa nuk ka raportuar të ardhura të tjera personale gjatë vitit 2025 .

Ndërkohë, të ardhura shtesë në familje janë regjistruar nga aktiviteti si aktore i anëtarëve të familjes, me mbi 19 mijë euro të realizuara nga projekte të ndryshme artistike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *