div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

Në mesin e tensioneve dhe mungesës së kuorumit prej 80 deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për postin e Presidentit. Njëra nga kandidaturat është Feride Rushiti, një figurë emblematike e shoqërisë civile, e cila në votimin e mbrëmshëm mori mbështetjen e 63 deputetëve nga 64 sa ishin të pranishëm në sallë.

Ndonëse procesi po përcillet me debate të ashpra politike, vetë Rushiti ka zgjedhur të qëndrojë e matur.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një koment prej saj, por ajo ka qenë e paqasshme.

Megjithatë, mbështetja nuk ka munguar nga familjarët, shkruan Insajderi.

I afërmi i saj, Ybler Rushiti, ka shpërndarë një fotografi krah kandidates me mbishkrimin: “Krenar me ty motër”.

Feride Rushiti nuk është një emër i panjohur për publikun kosovar dhe atë ndërkombëtar.

Ajo konsiderohet si një nga mbrojtëset më të palodhura të të drejtave të njeriut në Kosovën e pasluftës.

Që nga viti 1999, si mjeke, ajo udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), duke u bërë strehë dhe shpresë për mijëra viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Rushiti ishte personi kyç që loboi për vite me radhë deri në njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale, duke u siguruar atyre pensione dhe mbrojtje institucionale.

Në vitin 2018, ajo u nderua në Washington me çmimin prestigjioz “Gratë e Guximshme” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Së fundmi, në vitin 2025, ajo u nominua edhe për Çmimin Nobel për Paqe, si mirënjohje për punën e saj titanike me pasojat e traumës së luftës.

Sot me fillim nga ora 10:00 është vendosur që të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, pas më shumë se gjysmë ore, asnjë deputetë nuk është parë në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit

Koci thirrje opozitës: O qyqana, çu dilni në rrugë, veç protesta e shpëton këtë gjendje

Avokati Arianit Koci pak para fillimit të seancës u ka bërë thirrje opozitës të cilët janë shprehur që nuk marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit/ës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Fcebook”, u ka thënë opozitës qyqana duke u bërë thirrje të qohen e të dalin në protest sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë Kosova del nga kjo gjendje.

“Opozitë, o qyqana. A po pritni unë me e ba punën tuaj?A? Çu, dilni në rrugë. Veç protesta e shpëton këtë gjendje”, ka shkruar Koci.

Ndryshe seanca e thirrur për në orën 10:00 për zgjedhjen e presidentit/ës nuk ka filluar ende

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Seanca e Presidentit, LDK-ja del me këtë qëndrim

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë as sot në seancën e thirrur për presidentin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Ai u përgjigj shkurt për mediat, duke thënë: “Jo, në këtë seancë jo”.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar dje se nuk do të marrë pjesë në seancë. Opozita e ka akuzuar partinë në pushtet për “puç kushtetues”.

Ky është deputeti i VV-së që u kap duke shkruar “po e zgjedhim karate” në seancën e presidentit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka komentuar mesazhet e tij në seancën e mbrëmshme për president.

Bardiqi shkruante në mesazhe se presidentin po e zgjedhin në mënyrën karate, e pastaj ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në RTV Dukagjini, ai ka deklaruar se i është cenuar privatësia, dhe deklarata është nxjerrë nga konteksti.

Deputetja e LDK-së e krahason Kurtin me Enver Hoxhën: Kopja e zbehtë e xhaxhit

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ka krahasuar Albin Kurtin me diktatorin Enver Hoxha.

“Mbramë nuk ka qenë karate, është ofendim për sportin për një fushë të cilën rrufitën premtime e para pa punë.

Karata ka rregullat e veta.

Mbramë ishte testim, nëse ka mundësi të vendoset Republika e Kurtit e që nëse lejohet, të vendoset sistem paralel partiak për Gjyqësor e për çdo gjë që nuk e ka kap ende kopja e zbehtë e Xhaxhit”, tha ajo.

Olluri: Ta quash strateg Albinin që i hyri “karate” Kushtetutës, është si të lavdërosh hajnat e bankave

Gazetari, Parim Olluri, ka reaguar ashpër dhe mënyrë ironike pas skandalit të mesazhit “karate” dhe tentativës së partisw në pushtet për të zgjedhur Presidentin jashtë rregullave kushtetuese.

Olluri e ka cilësuar “çmenduri” përpjekjen e militantëve për ta shitur këtë shkelje si “strategji” të Albin Kurtit.

Ai ka goditur logjikën e atyre që e arsyetojnë shkeljen e qëllimshme të ligjit, vetëm që vendi të shkojë në zgjedhje apo për të kalkuluar me afate kohore.

“Që qikjo është çmenduri. Çohet njeri edhe thotë: Albini është strateg. I hyn karate Kushtetutës për president. Dërgohet lënda në Kushtetuese edhe i shtyn zgjedhjet deri në korrik. Qysh ti e voton një njeri që i hyn karate Kushtetutës për interes të tij personal?”, ka shkruar Olluri në Facebook.

Sipas Ollurit, të quash strateg një shkelës kushtetute është njësoj si t’i quash “stratega të pasurimit të shpejtë” hajnat e bankave që veshin maska për të mos punuar për rrogë.