div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shqiptarja që u nda nga jeta tragjikisht në SHBA, shoqe e këngëtares shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, po kalon një moment jashtëzakonisht të dhimbshëm. Përmes disa postimeve prekëse në profilin e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për humbjen e parakohshme të një prej mikeshave të saj më të afërta, të cilën e konsideronte si një person të shtrenjtë të shpirtit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nju Jork dhe mban përmasa sa tronditëse aq edhe tragjike. Sipas lajmeve, mikja e saj ka humbur jetën në mënyrë aksidentale pasi ka rënë në një pusetë të zbuluar në rrugët e qytetit.

E thyer shpirtërisht nga ky lajm i papritur, Albëria ka publikuar një fotografi krah mikes së saj, shoqëruar me fjalë rrëqethëse që tregojnë lidhjen e tyre të fortë.

“Me këpute shpirtin me ikjen tënde zemra ime. Ti ishe dhe do të jesh mikja ime e shpirtit. Sa të kem frymë do t’i kujtoj momentet me ty,” ka shkruar Albërija, duke u shprehur se do t’i mungojë pafundësisht zëri dhe dashuria e saj e pakushtëzuar. /Prive By Liberta Spahiu

Arrestohen një grua dhe katër burra në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe katër burra, nën dyshimin se kanë rrëmbyer një burrë, të cilin dyshohet se e kanë mbajtur për një kohë në një shtëpi duke e maltretuar fizikisht dhe i kanë marrë veturën, shkruan Reporteri.net.

Gjatë kontrollit, është konfiskuar edhe një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, katër burrat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara grua është liruar në procedurë të rregullt

“Prishtinë, 10.05.2026 – 22:00. Me 19.05.2026 janë arrestuar pesë të dyshuar; një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura duke rrëmbyer viktimën m/k, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke maltretuar fizikisht si dhe i kanë marrë një veturë. Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishekë si dhe 2 gram substance narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

 

Aksion i madh, Arrestohen 7 serbë

Një aksion i madh i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka rezultuar me arrestimin e shtatë zyrtarëve serbë në Graçanicë dhe Lipjan, të cilët dyshohen për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrim presioni politik ndaj punëtorëve në arsim dhe shëndetësi, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar më 19 maj 2026 në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Të arrestuarit janë: Milica Dimiq, Ljubisha Karagjiq, Nebojsha Rashiq, Boban Petroviq, Mirjana Dimitrijeviq, Sasha Mlladenoviq dhe Bratisllav Llaziq.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga DHKEK, katër nga të dyshuarit ushtronin funksione si drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa tre të tjerët drejtonin institucione shëndetësore në komunat e Graçanicës dhe Lipjanit.

Ata dyshohet se kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës për disa punëtorë të arsimit dhe shëndetësisë, duke përdorur si arsyetim “përhapjen e urrejtjes” dhe “politika kundër interesit të popullit serb në Kosovë”.

Megjithatë, sipas dëshmive të siguruara deri më tani, ekziston dyshimi se largimet nga puna lidhen drejtpërdrejt me bindjet dhe përcaktimet politike të viktimave, çka sipas hetuesve përbën formë presioni dhe ndikimi ndaj votuesve.

Hetimet kanë zbuluar po ashtu se institucionet ku kanë punuar viktimat funksionojnë dhe financohen sipas programeve të Serbisë.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar tetë telefona celularë dhe një USB, të cilat dyshohet se mund të përmbajnë prova relevante për rastin.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Në cilësinë e ankuesve dhe dëshmitarëve deri më tani janë intervistuar pesë persona.

Rasti po hetohet për veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

30 mjekë e shpallën Donald Trumpin të paaftë mendërisht

Dyshimet për aftësinë e Donald Trump për të ushtruar detyrën e presidentit po shtohen sërish. Mjekë amerikanë thonë se ka rënie të aftësive njohëse dhe sjellje impulsive. Çfarë fshihet pas këtyre akuzave – dhe sa serioze është në të vërtetë situata?

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë është ngritur vazhdimisht pyetja, nëse Donald Trumpi është ende plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e presidentit?

Në një artikull të publikuar në “British Medical Journal”, 30 mjekë amerikanë vënë hapur në dyshim aftësinë e Trumpit për të ushtruar detyrën e presidentit. Sipas tyre ai përbën një “rrezik të qartë dhe të menjëhershëm” për botën. Kërkesa e tyre drastike është: shkarkimi i menjëhershëm i Trumpit nga detyra.

Lodhje, hutim dhe ecje e pasigurt
Ekspertët, mes tyre neurologë, psikiatër dhe psikologë, shohin tek Trumpi shenja të rënies së aftësive mendore. Ata u referohen fjalimeve të paqarta, kalimeve të papritura nga një temë në tjetrën dhe lodhjes së dukshme të Trumpit.

Donald Trump me sytë e mbyllur gjatë një takimi zyrtar
Donald Trump me sytë e mbyllur gjatë një takimi zyrtar në Oval OfficeFotografi: Yonhap/picture alliance
Në një fotografi e agjencisë Reuters p.sh. Donald Trump shihej së fundmi me sytë e mbyllur gjatë një takimi zyrtar në Oval Office. Shtëpia e Bardhë e quajti këtë si një “pulitje sysh”, ndërsa kritikët e interpretuan si një tjetër moment humbjeje përqendrimi. Gjithashtu thuhet se Trump dremit në mënyrë të përsëritur gjatë mbledhjeve të kabinetit.

Dyshimet janë shtuar edhe vëzhgimeve të tjera gjatë paraqitjeve publike, kur Trump ndonjëherë humbet fillin e bisedës, ngatërron emra ose bie në kundërshtim me deklaratat e veta brenda një kohe të shkurtër.

A ka Trump probleme të aftësive njohëse – 30 mjekë thonëPo.Fotografi: Evan Vucci/AP Photo/picture alliance

Këtyre u shtohen edhe deklaratat e tij impulsive, si për shembull kërcënime të ashpra në konflikte ndërkombëtare, që i kanë habitur edhe aleatët e tij politikë. Paralelisht qarkullojnë edhe fotografi ku shihen duart e tij të mavijosura si dhe raportime për një ecje të pasigurt.

A vuan Trump nga megalomania?
Mjekët gjithashtu mendojnë se Donald Trump ka “bindje megalomane dhe deluzionale”. Reagime të forta shkaktoi së fundmi një fotografi e krijuar me inteligjencë artificiale që e paraqiste atë si Jezusin. Pas kritikave Trump e fshiu postimin dhe deklaroi se kishte menduar se në atë fotografi dukej si mjek.

Mjekët mendojnë se Donald Trump ka “bindje megalomane dhe deluzionale”Fotografi:
dhe mënyra se si shprehet për disa teste konjitive ka ngritur pikëpyetje. Trumpi mburret vazhdimisht se ka bërë gjoja “teste të vështira inteligjence”. Por në fakt bëhej fjalë për të ashtuquajturat teste MoCA, procedura të thjeshta për zbulimin e hershëm të demencës dhe jo për teste inteligjence.

Akuzat janë të debatueshme
Në psikiatri ekziston i ashtuquajturi rregulli Goldwater sipas të cilit vendosja e diagnozave nga distanca, pra pa ekzaminim të drejtpërdrejtë të personit, konsiderohet si joetike. Prandaj ekspertët paralajmërojnë kundër vendosjes së diagnozave konkrete nga distanca.

Në të njëjtën kohë ata theksojnë se mungesa e një diagnoze nuk do të thotë automatikisht se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, përkundrazi, sipas tyre në rastin e Trumpit nevojitet një “ekzaminim klinik urgjent”.

Donald Trump duke folur
Kur flet Trump ndonjëherë humbet fillin e bisedës, ngatërron emra ose bie në kundërshtim me deklaratat e veta brenda një kohe të shkurtër.
Një ekzaminim i tillë është paralajmëruar për në fund të muajit maj, kur Trumpi pritet t’i nënshtrohet kontrollit në spitalin ushtarak Walter Reed. Se sa transparente do të jenë rezultatet mbetet e paqartë. Ajo që është e qartë është se debati mbi gjendjen mendore dhe fizike të Trumpit tashmë është kthyer në çështje politike dhe ka të ngjarë të vazhdojë ta shoqërojë atë.

Heroi i xhamisë në San Diego: Babai i tetë fëmijëve sakrifikoi jetën për të shpëtuar besimtarët

Një ngjarje tragjike ka tronditur San Diego, ku një sulm me armë në një xhami la të vdekur tre persona, mes tyre edhe roja e sigurisë që po cilësohet hero nga autoritetet dhe komuniteti lokal.

Viktima kryesore, Amin Abdullah, baba i tetë fëmijëve, humbi jetën teksa përpiqej të mbronte besimtarët gjatë sulmit. Sipas policisë, reagimi i tij i shpejtë ndihmoi në shmangien e një tragjedie edhe më të madhe.

“Shembulli i tij ishte heroik. Pa dyshim, ai shpëtoi jetë”, deklaroi shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl.

Komuniteti mysliman në qytet e përshkroi Abdullahun si një person të dashur dhe gjithmonë mikpritës ndaj vizitorëve të xhamisë. Në sulm humbën jetën edhe dy besimtarë të tjerë, të identifikuar si Mansour Kaziha dhe Nader Awad.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se dy autorët e dyshuar u gjetën më vonë të vdekur nga plagë të vetëshkaktuara, ndërsa hetimet po zhvillohen si rast i mundshëm i motivuar nga urrejtja.

Sulmi ka nxitur reagime të shumta në SHBA. Zëvendëspresidenti JD Vance e dënoi ashpër ngjarjen, duke bërë thirrje për unitet dhe refuzim të gjuhës së urrejtjes.

Ndërkohë, për familjen e Amin Abdullahut është hapur një fond ndihme online, i cili deri tani ka mbledhur mbi 1.6 milionë dollarë.

E goditi babanë në kokë dhe u arratis, arrestohet pas disa orësh i dyshuari

Një konflikt i rëndë familjar në fshatin Pagarushë të Malishevës ka përfunduar me arrestimin e një 29-vjeçari, i cili dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij dhe më pas u arratis nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se Policia ishte alarmuar për një rast të dhunës në familje në këtë fshat, ku patrulla policore pas daljes në vendin e ngjarjes kishte hasur viktimën, N.K, me lëndime në pjesën e kokës.

Sipas dyshimeve fillestare, lëndimet i ishin shkaktuar nga djali i tij, Q.K, pas një konflikti që kishte eskaluar në dhunë fizike brenda familjes.

Për shkak të gjendjes së tij, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QMF-Malishevë, ndërsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe për disa orë kishte qenë në arrati.

Pas veprimeve operative dhe hetimore të Policisë, është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili më pas është intervistuar nga njësia e hetimeve dhe zyrtari primar për dhunë në familje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Q.K  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, derisa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.