2.5 C
Pristina
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Detaje ekskluzive nga plagosja e të miturit në Podujevë – Shoku 15-vjeçar plagosi shokun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Obrançë në Podujevë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima, një 16-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit thonë se edhe i dyshuari është i moshës së mitur, rreth 15 vjeç, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari ka deklaruar se aksidentalisht e ka plagosur shokun e tij dhe se nuk ka pasur për qëllim që ta plagosë.

“Doja ta frikësoja…” – ishin disa nga fjalët e të dyshuarit që i tha para policëve në vendin e ngjarjes.

Megjithatë, kjo pistë pritet të konfirmohet gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lidhur me incidentin, janë kryer edhe bastisje, me ç’rast është konfiskuar arma e përdorur në rast dhe janë kryer ekzaminimet e tjera.

Prokurori ka urdhëruar inicimin e hetimit për zbardhjen në plotni të rastit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here