24.7 C
Pristina
E hënë, 23 Qershor, 2025

Sulmi iranian ndaj bazës ushtarake të Amerikës, Trump: Koha për paqe…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës para se të lëshonte raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, që sipas tij, ndikoi që të mos kishte asnjë viktimë, shkruan “The Guardian”.

Ai ka thënë se nga sulmi nuk ka asnjë amerikan të lënduar dhe se dëmi është thuajse i pavërejtshëm.

“Jam i kënaqur të raportoj se asnjë amerikan nuk u lëndua dhe dëmi ishte pothuajse i papërfillshëm. Më e rëndësishmja, ata e nxorën të gjithën nga ‘sistemi i tyre’ dhe, me shpresë që nuk do të ketë më urrejtje,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Sipas Trump, Irani dhe Izreeli mund të ecin drejt paqes.

“Ndoshta tani Irani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë.”

Në një postim tjetër, ai ka shkruar “Urime botë, është koha për paqe”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here