5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten se është fatkeqësi që Bashkimi Evropian e ka kuptuar përmes një mënyre të egër, siç është lufta e Rusisë në Ukrainë, sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës.

Ai, ka thënë gjithashtu, se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mospajtimet, për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, ka thënë Rama gjatë një diskutimi për brishtësinë e Ballkanit, në kuadër të Forumit Globsec, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë, dhe që përveç aspektit ekonomik, ai ka thënë se nuk sheh dallim të madh mes rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

“Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë ai, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here