Një aksion i Policisë së Kosovë dje në veri rezultoi me mbylljen e pesë objekteve që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.
Policia e Kosovës njoftoi dje se gjatë aksionit të bastisjes ka hasur në disa kompjuterë dhe gjësende të tjera, të cilat janë konfiskuar si provë materiale.
Pikërisht pranë ish-komunës ilegale në Leposaviq, mbrëmë pas mesnate raportohet të jetë hedhur një shok-bombë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Policia e Kosovës. Këta të fundit pohojnë se uk raportohet të ketë pasur të lënduar nga ky incident.
“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.
Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore” thuhet në njoftimin e Policisë.