25.6 C
Pristina
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Policia sërish nën shënjestër, 23-vjeçari sulmon zyrtarët policorë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Hoçë e Vogël – Rahovec, ku një i ri ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë.

Më 19 gusht 2025, rreth orës 16:20, patrulla policore kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Golf VI, që drejtohej nga Riza Ruli,rreth 23-vjeçar. Gjatë kontrollit, i dyshuari ka shfaqur sjellje të dyshimta, ndërsa në momentin kur policët kanë tentuar ta kontrollojnë, ai është përpjekur të ikë.

Zyrtarët arritën ta ndalojnë, por gjatë rezistencës i dyshuari ka sulmuar njërin prej policëve, duke i shkaktuar lëndime të lehta në të dy duart. Në përpjekje për të fshehur provat, nga pjesa gjenitale ai ka nxjerrë një paketim me pluhur të bardhë, të dyshuar si kokainë, të cilin e hodhi në tokë. Substanca është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, ashtu si edhe zyrtarit policor të lënduar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ruli është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga NJHTN dhe Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here