Propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës nuk kanë kaluar as pas tentimit të 55-të për konsituimin e Kuvendit.
Në seancën e sotme, Vetëvendosje propozoi dy kandidate, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën. Por, asnjëra nga to nuk mori votat e mjaftueshme.
Haxhiu e Gërvalla morën nga 57 vota për dhe 56 kundër, ndërkaq tre deputetët e NISMA-s abstenuan.
Mirëpo, nga votimi i sotshëm u vërejt një ndryshim. Nga 56 vota “për” sa kishte zakonisht Lëvizja Vetëvendosje, sot VV-ja mori një votë më shumë.
Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ndryshoi qëndrimin e tij.