29.7 C
Pristina
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Dha dorëheqje shkaku i tij, zbulohet përplasja mes Liburn Aliut dhe Dimal Bashës në Kuvend

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga ky post, krejt kjo për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës Kryeparlamentar. Por, në vitin 2022 mes tyre në Kuvend kishte pasur edhe një përplasje për Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje ku Basha e akuzonte atë kohë ministrin Aliu se me atë ligj po amnistonte mafinë e betonit.

Në seancën e 8 dhjetorit të vitit 2022 , Basha në foltoren e Kuvendit kishte kritikuar ministrin Aliut se ajo çfarë po bënte ishte nismë jo parimore.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023… Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara. Puna kryesore e këtij ligji, mendoj unë është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”, i kishte thënë Basha-Aliut.

E për këto deklarata të deputetit atë kohë, Dimal Bashës, i ishte përgjigjur vetë Aliu, duke i thënë se kur të flas duhet të thotë të vërtetën, dhe se ai projektligj kishte qenë i domosdoshëm.

“E para po filloj nga çështja a ka ndryshuar Liburni. Ky ligj në leximin e parë është votu nga Lëvizja Vetëvendosje. Në leximin e dytë, as LVV e LDK nuk e ka votu, për shkak se e ka bojkotuar asokohe PAN-in. Prandaj kur të folni, thuajeni të vërtetën e saktë. Unë kërkoj prej deputetit Basha, po ta përmendi emrin që me mujtë me repliku. Pra ju sapo thatë që Liburni ka deklaruar ndryshe, e po deklaron sot ndryshe. Atë ditë kam deklaru njëjtë sikurse sot, pra viti 2018, njëjtë e deklaroj edhe sot. Projektligj i padrejtë, por i domosdoshëm”, kishte qenë reagimi i ministrit Aliu ndaj Bashës.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here