-4.3 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Albin Kurti e uron Shqipërinë: Luftoi si lidere e grupit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e sotme ndaj Ukrainës.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Kurti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkroi se pjesëmarrja e Shqipërisë në Evropian nuk ishte rastësi.

“Pjesëmarrja në Euro 2024 nuk ishte rastësi. Shqipëria sonte luajti si pretendente për lidere të grupit. Dy gola të shpejtë dhe fitore me përmbysje të rezultatit, për një fillim të mbarë në Ligën e Kombeve”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e radhës e luan ndaj Gjeorgjisë të martën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here