div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32145 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar, ky dyshohet të jetë motivi

Një incident i rëndë, ka ndodhur mesditën e së dielës në lagjen Vaganicë të Mitrovicës së Jugut.

Ku, një person i moshës së re ka shtënë me armë zjarri drejt një 36-vjecari, duke e plagosur në këmbën e majtë.

Krejt ky rast ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra”, në afërsi të shtëpive të tyre.

Dëshmitarë të rastit në kushte anonimiteti për Kanal10, kanë treguar se kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur të dy muaj më parë.

Ndërkohë, organet e rendit me të marrë informatën kanë dal menjëherë në vendngjarje  dhe kanë arritur të arrestojnë dorasin.

“Rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut . Viktima i moshës madhore ( mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri.”

Viktima pas plagëve të marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë.

Derisa nga këta të fundit, Kanal10 ka tentuar të marrë një përgjigje për të kuptuar gjendjen e viktimës, por që të njëjtit ishin të pa qasshëm.

Lidhur me rastin, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore./Gazeta10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *