div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32569 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Qeveria procedon buxhetin e vitit 2026, së shpejti ekzekutohen pagat e 13-ta

Kryeministri i zgjedhur të mërkurën Albin Kurti ka thënë se kabineti i ri qeveritar do të procedojë sot në kuvend Projektligjin për Buxhetin e vitit 2026.

Kurti, në mbledhjen e parë të qeverisë së re, tha se buxheti për vitin 2026 përmban edhe pagat e 13-ta për punonjësit e sektorit publik.

Kjo pagë do të paguhet sapo ligji të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe të publikohet në fletoren zyrtare, sipas kryeministrit.

“Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit”, tha Kurti.

Në fund të fjalës së tij hyrëse në takimin e parë të qeverisë, Kurti tha se shpreson që marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxheti të ratifikohen/miratohen të enjten në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *