Çështja e Presidentit, Kurti jep këtë njoftim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të fillojë konsultimet për çështjen e presidentit.
Këtë deklaratë ai e bëri rrugës derisa po shkonte në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
“Brenda ditës do të fillojmë edhe bisedimet për Presidentin apo Presidenten e Kosovës”, tha shkurtimisht Kurti.
Edhe javën e kaluar kryeministri kishte bërë të ditur se pas miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit të vitit 2026 do të niste konsultimet me partitë politike për çështjen e presidentit.
