Kongresistja Claudia Tenney i ka dërguar letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se është e shqetësuar me menaxhimin që Albin Kurti po i bën veriut.
“Besoj se është koha për të konsideruar ushtrimin e presionit më të madh ndaj regjimit të Kurtit, duke përfshirë marrjen në konsideratë të masave specifike ndëshkuese nëse kjo sjellje vazhdon. Përveç kësaj, KFOR-i duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të mbrojtur pakicën serbe në përputhje me mandatin e tij. Në vend që të mbetet një vëzhgues pasiv apo kalimtar neutral, KFOR-i duhet të marrë një qëndrim më proaktiv duke shtuar patrullat dhe duke parandaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura rëndë, që të frikësojnë civilët e paarmatosur” thuhet mes të tjerash në letrën që Tenney i dërgoi Sekretarit Antony Blinken, Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadorëve Jeffrey Hovenier e Christopher Hill, ndihmës-sekretarit O’Brien, si dhe kryeministrit Albin Kurti.