div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35912 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rusia aktivizon propagandën në kohën e zgjedhjeve, fabrikojnë lajme kundër Kurtit

Media shtetërore ruse “Russia Today” ka publikuar një artikull propagandistik kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke e paraqitur zbatimin e ligjit në Kosovë si “fushatë arrestimesh ndaj serbëve”.

Artikulli, i publikuar pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, synon të krijojë perceptimin se serbët në Kosovë janë të përndjekur.

Në tekstin e RT-së, Kosova quhet “shtet i rremë”, institucionet e saj paraqiten si ilegale, ndërsa arrestimet për raste që lidhen me dyshime për krime lufte, terrorizëm, cenim të rendit kushtetues apo nxitje nacionaliste reduktohen në “arrestime për flamuj e këngë serbe”.

Artikulli propagandistik i mediumit rus mban titullin: Për shkak të flamujve serb, këngëve nacionaliste dhe krimeve të luftës, Kurti për pesë vjet arrestoi mbi 150 serbë në Kosovë, duke tentuar të paraqesë institucionet e Kosovës si struktura represive ndaj komunitetit serb.

Në realitet, Qeveria e Kosovës ka insistuar në vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, ku për vite me radhë kanë vepruar struktura paralele, grupe kriminale dhe rrjete të lidhura me Beogradin.

Përmes fabrikimit të lajmeve të tilla, Rusia përmes mediumit që e kontrollon “Russia Today”, tenton të ndikojë te votuesit serbë në Kosovë, të nxisë frikë dhe të delegjitimojë institucionet e Kosovës, duke e paraqitur partinë Lista Serbe dhe Beogradin si “mbrojtës” të vetëm të serbëve raporton Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *