Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës
Dy javë para zgjedhjeve, Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për mërgatën.
Por, çka synohet të bëhet saktësisht me këto 2 milionë euro?
Sipas vendimit të Qeverisë, do të shtohen linja të reja në destinacionet prej të cilave udhëton më shumë mërgata, për periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, shkruan Reporteri.net.
“Autorizohet Ministri i Financave që në emër të Qeverisë së Repulikës së Kosovës të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sipas fushave dhe përgjegjësive institucionale, për dizajnimin dhe zbatimin e skemës nxitëse për mirëmbajten dhe/ose shtimin e linjave të reja në destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë, për periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit”, thuhet në vendim./Reporteri.net
