div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-37275 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Pesë ish-deputetët e VV-së që s’e kaluan pragun më 7 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa sot ka nisur rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta.

Sipas rezultateve të procesuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Megjithatë, disa deputetë që kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të fituar një mandat në përbërjen e re të Kuvendit.

Jashtë Kuvendit nga ky subjekt politik kanë mbetur: Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Fatos Geci, Arsim Ademi dhe Rozeta Hajdari.

Megjithatë, në rast të formimit të Qeverisë nga LVV-ja, disa nga ta, por edhe të tjerë, mund ta rikthejnë mandatin. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve të zgjedhur nga kjo parti në këtë legjislaturë, mbanin poste ministrore në qeverinë e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *