Vďes edhe personi i gjashtë pas të shťënave me ar’më z’jarri në Gjermani
Personi i gjashtë vdes pas të shtënave në një qendër mirëqenieje për të rinj në Gjermani
Katër gra janë mes gjashtë personave që kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një qendër për të rinj në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia gjermane.
Sipas autoriteteve, katër gra dhe një burrë janë qëlluar për vdekje brenda objektit, ndërsa një person i gjashtë ka ndërruar jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra. Të gjitha viktimat raportohet se ishin të rritur.
