Bahtiri me deklaratë të fortë: SHBA-ja mund ta ľikuidojë edhe një president, e lëre më një kryeministër

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkaktuar reagime me një deklaratë të bërë në emisionin DTV, ku foli për raportet e kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë diskutimit, Bahtiri tha se, sipas tij, askush që është kundër interesave amerikane nuk mund të qëndrojë në pushtet, duke shtuar një pretendim të rëndë se SHBA-ja, kur e konsideron të nevojshme për interesat e saj, mund të eliminojë edhe një lider shtetëror.

“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…”, u shpreh Bahtiri.

Deklarata e tij është bërë gjatë debatit mbi marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe pozitën e kryeministrit Kurti në raport me administratën amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *