Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi nga ora 18:00.

Njoftimin për ceremoninë mortore e bënë të ditur familjaret e së ndjerës, transmeton Klankosova.tv.

E reja ishte shtatzëne në javën e 34-të, ndërsa sipas prokurorisë, i dyshuar për vrasjen e saj është bashkëshorti, Egzon Bytyqi, 26-vjeçar.

I njëjti, sipas policisë është plagosur, ndërsa QKUK ka bërë të ditur për Klankosova.tv se gjendja e tij është e rëndë.

Po ashtu, policia ka njoftuar se çifti bashkëshortor u gjet i plagosur në dhomën e gjumit në Malishevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *