ALBINI E DINTE – Korenica tregon mesazhet, Kurti ishte njoftuar për riparimin e vagonëve në Serbi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte qenë në dijeni për riparimin e vagonëve në Serbi.

Kurtin e kishte njoftuar Visar Korenica, atëkohë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Siç shihet në fotografitë që Korenica i ka dërguar VOX Kosovës, ai i kishte shkruar Kurtit në WhatsApp më 24 maj të vitit 2024.

“Së fundi është nënshkruar një kontratë për të servisuar vagonat e udhëtarëve për në Serbi. Vlera e tenderit ishte 388 mijë, ndërsa kontrata është nënshkruar në shumë prej 423100 euro”, i shkruante Korenica, Kurtit.

“Përveç që kjo cenon sigurinë kombëtare”, vazhdon mesazhi i Korenicës për Kurtin, “sipas vendimit të marrë vitin që shkoi ku kemi ndaluar shërbime dhe mallra nga dhe për në Serbi, kjo kontratë është edhe korruptive”.

“Kompania në Serbi nuk është e licencuar për servisim ndërkombëtar. Kemi mundësi për riparime në vende tjera përreth. Shumica e njësive për riparim mund të kryhen në vendin tonë”, shkruante ai ndër të tjera.

Mesazhit të Korenicës, Kurti nuk i ishte përgjigjur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *