Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një intervistë për FRONTAL të T7 është pyetur për mbylljen e komunave paralele në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Krasniqi është pyetur për komunën paralele në Graçanicë, dhe ka paralajmëruar se e njëjta do të mbyllet.
“Pas Prizrenit, Dragashit, Klinës, Istogut, radha ka ardhë në Mitrovicë. Të gjitha do të mbyllen. S’do të mund të ekzistojë në Kosovë asnjë komunë paralele”, ka thënë ministri Krasniqi.