div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-109 author-paged-109 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mbi 50 komisionerë të shoqëruar për manipulim me vota në këto komuna

Një operacion i gjerë hetimor është duke u zhvilluar në Gjakovë, ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se manipulimet nuk lidhen vetëm me Gjakovën, por dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna të tjera, përfshirë Malishevën, si dhe zona të tjera ku janë evidentuar mospërputhje të rezultateve të votimit.

Komisionerët e shoqëruar po intervistohen në lidhje me dyshime për:

ndërhyrje në numërimin e votave,

mospërputhje të rezultateve përfundimtare,

keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Sipas informatave, një numër i konsiderueshëm i të shoqëruarve pritet të ndalohet për 48 orë, me vendim të Prokurorisë kompetente, pas analizimit të provave materiale dhe deklaratave të mbledhura gjatë hetimeve.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Burimet theksojnë se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohen ndalime dhe zgjerim i hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë me përgjegjësi më të larta në administrimin e procesit zgjedhor.

Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në këtë komunë – priten arrestime të komisionerëve për manipulim të rezultatit zgjedhor

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen ndaj disa komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave, duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas informacioneve, operacioni është ende në fazë aktive dhe në orët në vijim priten edhe ndalime për ata që kanë falsifikuar rezultatin, pasi tashmë janë siguruar prova materiale dhe dokumentare që ndërlidhen me manipulimin e rezultateve.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me detaje zyrtare sapo të finalizohen veprimet procedurale.

Dyshime për sulm seksual në një shkollë, profesori ndalohet për 48 orë

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj gjatë orarit mësimor.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 27 janar 2026, rreth orës 12:30, në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 27.01.2026 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor në Gjilan është paraqitur viktima e mitur E.A., rreth 15-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj, ku ka deklaruar se gjatë procesit mësimor është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.

Viktima është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe prindit, ndërsa më pas është marrë deklarata edhe nga një nxënëse tjetër e së njëjtës klasë, e cila ka deklaruar se kishte parë dhe dëgjuar sjellje të papërshtatshme të profesorit ndaj viktimës.

Pas grumbullimit të deklaratave, është intervistuar edhe i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast do t’i marrë në trajtim Njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në fazë të ndjeshme dhe do të vazhdojnë me prioritet të lartë, duke garantuar mbrojtje të plotë për viktimën e mitur.

E trishtë: Vdes nxënësi që ra në lumin e Gadimes

Nxënësi Z.Z., i cili u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, ka humbur jetën.

Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjete sociale persona që u angazhuan në gjetjen e tij, i cili dyshohet se kishte rënë në lumin e Gadimes.

“Pas një përpjekje të madhe qe ju afruam ne vendasit dhe mjekët nxënsi jonë Zejna nuk arriti të shpëtoj,lusim Zotin e madhe të mos ket ksi raste,ngushëllime familjes”, ka thënë Driton Shabiu.

Nxënësi pasi u gjet, u dërgua me urgjencë për tretman mjekësor në QKUK. /Insajderi.org/

 

Pas shkeljeve të përsëritura, ky banor përjashtohet nga shtëpia e BBVA-së

Keijsi është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Pas gjuhës denigruese që ai ka përdorur për të disatën herë në shtëpi ndaj kristit, Vëllai i Madh ka marrë vendimin për ta larguar atë nga shtëpia.

Në debatin e fundit që ai pati me Kristin, u përdorën fjalë: “O princeshë, o femër, o pjeshkë-mashkull, do të vijë ndonjë gjë tjetër në gojë”.

Gjendet vogëlushi që u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili gjatë ditës së sotme ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Të afërmit e të miturit nga Gadimja e Lipjanit kishin kërkuar ndihmë publike për gjetjen e tij, duke ngritur shqetësim për zhdukjen e tij për disa orë.

Rastin e gjetjes së fëmijës e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, ka deklaruar Shatrolli, pa dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Se vogëlushi është gjetur, ka njoftuar edhe një qytetare, e cila ka bërë të ditur se ai kishte rënë në lumin e Gadimes, ndërsa më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E denigroi Malin dhe i tha që s’është shqiptar, vëllai i madh merr vendim për Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big Brother VIP Albania, deri në fund të qëndrimit të tij në këtë format.

Ky është vendimi i marrë nga “Vëllai i Madh”.

Rogerti ka përdorur fjalor denigrues ndaj Malit, duke thënë se nuk ka gjak shqiptari

Rogerti vazhdimisht gjatë javës i ka bërë presion psikologjik Malit, duke i bërë pyetje të njëpasnjëshme mbi raportin e tij të krisur me babain.

Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në mbrëmje një person të kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikës.

Paparaci merr vesh se i arrestuari është Ramë Ramadani.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari ka nënshtetësi të huaj.

I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të shtetit të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Sot as fjalët nuk kanë kuptim”, Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Këngëtarja e njohur dhe së fundmi opinionistja e spikatur në “Big Brother VIP Kosova”, Leonora Jakupi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tejet emocionues në rrjetet sociale.

Përmes një fotografie të modifikuar me inteligjencë artificiale ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, Leonora ka zgjedhur fjalë që drithërojnë për të kujtuar ditën e tij të lindjes.

“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im 😢”, ka shkruar ajo, duke shprehur mallin e pashuar që ndjen për personin më të rëndësishëm të jetës së saj.

Leonora asnjëherë nuk e ka fshehur lidhjen e fortë shpirtërore dhe dhimbjen për humbjen e të atit.

Kujtojmë që babai i këngëtares, Qazim Jakupi, ra dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse dhimbja për “përqafimin e munguar” mbetet e madhe, Leonora dhe familja e saj vazhdojnë të mbajnë gjallë kujtimin e tij, duke e kthyer këtë sakrificë sublime në një simbol krenarie jo vetëm për familjen, por për të gjithë kombin. /Prive By Liberta Spahiu

Vdes në moshë të re zyrtari i Kabinetit të kryetarit të Gjilanit

Lajmi i rëndë është publikuar për vdekjen e zyrtarit nga Kabineti i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Driton Aliu ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtë, ndërsa lajmin e ka publikuar vet kryetari Hyseni, duke e cilësuar vdekjen e tij ‘lajm të trishtë, ndërsa të ndjerin mik të zemrës, të cilin ka thënë se e ka njohur prej vitesh.

Ja reagimi I kryetarit Hyseni:

Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh.

Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin.

Kujtimet dhe momentet që kaluam së bashku do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë.

Ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në jetën e të gjithë neve që e njohëm.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!