div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-126 author-paged-126 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nait Hasani: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im

Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, i cili pësoi ndryshim votash teksa po ndodh rinumërimi në 914 vendvotime, ka thënë se votat e tij janë rritur në mënyrë të padrejtë e duke e përdorur emrin e tij për manipulime.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk hyrë në politikë për të fituar me mashtrime por për të fituar me besim dhe se nuk ka nevojë për vota të vjedhura.

Ai bën thirrje që të hetohet çdo votë.

Postimi i tij i plotë:

Reagim politik në mbrojtje të dinjitetit tim dhe të votës së qytetarëve.T

Të nderuar qytetarë,

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 është cenuar rëndë vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar drejtpërdrejt dinjiteti im politik dhe kombëtar.

Me atë që pash në rinumrim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore.

Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik.Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit.

Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat.

Drejtësia nuk duhet të heshtë. As unë nuk do të hesht.Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarëve, në anën e votës së lirë dhe në anën e së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë.

Ky reagim nuk është për të mbrojtur vetëm emrin tim, por për të mbrojtur të ardhmen demokratike të Kosovës.

Ky është moti për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë, nga 19 deri më 23 janar 2026, duke paralajmëruar mot kryesisht të vranët, ngrica në orët e mëngjesit dhe vende-vende mjegull, me temperatura të ulëta në shumicën e territorit të vendit.

Sipas IHMK-së, gjatë javës do të ketë intervale të shkurtra me diell, ndërsa të enjten parashihen riga shiu në disa zona dhe fjolla bore në viset malore.

E hënë, 19 janar

Moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Ngrica do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 3 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1–3 m/s.

E martë, 20 janar

Parashikohet mot i vranët me intervale me diell. Në orët e mëngjesit priten mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të jenë nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Besianë, Mitrovicë: -8°C / 1–3°C

E mërkurë, 21 janar

Moti do të jetë kryesisht i vranët. Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1–8 m/s.

E enjte, 22 janar

Parashikohet mot i vranët, me riga shiu vende-vende, ndërsa në viset e larta fjolla bore.

Temperaturat minimale do të jenë nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1–5 m/s.

E premte, 23 janar

Moti do të mbetet kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Incident i rëndë në Mitrovicë: I riu serb rrah punëtorin shqiptar

Fundjava nuk e gjeti të qetë Mitrovicën.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se në një parking të një marketi që gjendet në mes të jugut dhe veriut të Mitrovicës, ka ndodhur një rrahje, transmeton Klankosova.tv.

“Në një parking të një marketi të madh që ndodhet në mes jugut dhe veriut ka ndodhur një incident ku një punonjës i parkingut i moshës rreth 60-vjeçare, është sulmuar nga një i ri serb i moshës rreth 22-vjeçare”, tha Boshnjaku për Klan Kosova.

Ai thotë se i dyshuari (taksist) ishte parkuar për të pritur dikë, derisa shtoi se i njëjti kishte zënë vendin e rezervuar.

“Me këtë rast, mirëmbajtësi i parkingut i është afruar dhe i ka kërkuar të largohet, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i taksistit serb i cili menjëherë ka dalë nga vetura dhe me fjalë fyese e ka ofenduar personin të cilin e ka sulmuar, dhe pastaj i është afruar te fytyra ku dhe e ka goditur, duke i shkaktuar lëndime”, tha gazetari.

Visar Korenica pas rinumërimit ngritet për tri pozita më lart: Hajnat n’burg

Kandidati nga lista e PDK-së për deputet, Visar Korenica, është deklaruar pas ngritjes për tri pozita pas rinumërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Korenica e ka quajtur “hajni të qëllimshme brenda subjektit”, teksa akuza ka pasur edhe për KQZ’në, shkruan Insajderi.

“Vrasësi numër 1 i nëpërkëmbjes dhe shkeljes së dinjitetit të votës asht KQZ-ja. Dhe s’osht hera e parë. Me taksa t’qytetarëve paguhet për me e mbrojt votën, jo për me e leju vjedhjen e saj. Vrasësi numër 2 janë të gjitha qeveritë, pa përjashtim, përfshi edhe këtë t’fundit. Dhe kjo sepse nuk kanë ndërtu sistem të mbrojtjes së votës.  Vrasësi numër 3 janë disa kandidatë për deputet, që përmes hajnisë e manipulimit, për ni grusht votash, dojnë me i përfaqësu qytetarët e ndershëm t’këtij vendi”, ka deklaruar ai.

Korenica ka kërkuar rinumërim të plotë në mbarë komunat e Kosovës, me thirrjen e famshme “hajnat n’burg”.

“Jo veç komisionerët, por edhe kandidatët për deputet dhe ata që pritet me u ba deputet, e që e kanë leju, mbulu e justifiku këtë hajni”. /Insajderi.org/

 

Vjedhja e votave mes kandidatëve për deputet, reagon ashpër Skënder Hyseni

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj vjedhjes të votave mes kandidatëve brenda partive.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se çfarë mund të pritet nga kandidati për deputet që vjedh votat e kandidatit tjetër nga po e njëjta parti, duke shtuar se “të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë!”.
Postimi i tij:

Çfarë mund të pritet nga kandidati për deputet që vjedh votat e kandidatit tjetër nga po e njejta parti?

Zot na ruaj!Të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë!

Paftyrësia s’paska fund!Si duket kjo prapësi paska filluar që moti, Turpi ju mbuloftë!

Gjithë Kosova në rinumërim

E gjithë Kosova pritet të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, mëson ekskluzivisht Klan Kosova.

Kështu kanë bërë me dije burime të Klanit brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku po bëhen gati që nga nesër 100 për qind e kutive të votimit nga të gjitha komunat e vendit t’i nënshtrohen verifikimit të plotë.

Sipas informacioneve të fundit, tashmë ka nisur të rritet kapaciteti operacional në këtë qendër, ku do të shtohen 12 tavolina. 

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin, por deri në publikimin e këtij lajmi ai nuk ka dhënë përgjigje.

Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

didati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Fetah Paçarizi, ka reaguar pasi që pas rinumërimit të njëjtit i janë larguar afro gjashtë mijë vota.

Paçarizi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se distancohet nga “çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin tim ose në dëm të votës së lirë”, shkruan Insajderi.

Ajo që po ndodh gjatë procesit të rinumërimit të votave nga KQZ është serioze dhe shqetësuese. Kjo situatë ngre dyshime të arsyeshme mbi integritetin e numërimit dhe rinumërimit dhe cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor“, ka deklaruar ai.

Paçarizi ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në mbarë vendin.

Prokuroria e Shtetit ka detyrim ligjor dhe moral të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale. Njëkohësisht, KQZ, si organ i pavarur kushtetues, duhet të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj. Pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie“.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se përmes një shkrese nga kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë keqpërdoruesit e besimit të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 29 dhjetorit. /Insajderi.org/

 

Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi del të jetë me 5.571 vota më pak gjatë këtij procesi.

Pas tij është Nait Hasani të cilit deri tani i janë hequr 3 mijë e 77 vota. Kujtim Gashi në anën tjetër është me 2.190 vota më pak.

Nga ndryshimet e bëra përgjatë rinumërimit, Uran Ismaili është kandidati nga radhët e kësaj partie që rezulton se është dëmtuar më shumë nga të gjithë. Atij tani i janë shtuar 675 vota. Pas tij, është Arian Tahiri i cili ka tani 587  vota më shumë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, atij që iu zbuluan vota të vjedhura gjatë procesit të rinumërimit, është kandidati për deputet, Arbër Rexhaj. Atij i janë hequr deri tani 613 vota.

Pas tij është Rea Krasniqi me –536 vota. Në këtë parti, është Hajrulla Çeku, atij të cilit i janë shtuar votat, 155 .

Në LDK, kandidatit Xhavit Uka deri tani i janë hequr 1,505 vota. Driton Selmanajt 1,009 , dhe 520 i janë hequr kandidatit, Anton Quni.

Iu hoqën dy mijë vota pas rinumërimit, kandidatja e PDK’së për deputete: Mu cënua integriteti

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka pretenduar se i është cenuar integriteti personal, politik dhe ai i procesit zgjedhor, pas rinumërimit të votave, së cilës iu larguan 2,009 vota.

Veslaj-Gutaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i hetojnë ata që kanë deformuar vullnetin qytetar, shkruan Insajderi.

Tjetërsimin e votës e konsideroj krimin më të madh që mund t’i ndodhë demokracisë dhe rrugës sonë për një shoqëri të drejtë. Kjo nuk mund asesi të falet, dhe do të kërkoj përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë për dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj integritetit tim personal e politik, por edhe të integritetit të procesit më të shenjtë që e ka vendi ynë, atij zgjedhor.

Kjo nuk është demokraci, madje nuk mund ta quajmë as vjedhje, është sabotim i shtetit, dhe i gjithë asaj për çka sakrifikuam në këtë çerek shekull. Kjo dukuri që i preku të gjithë kandidatët pa asnjë përjashtim të cilësdo parti në Kosovë, duhet të ndalohet qysh tash dhe të papërgjegjshmit të sjellen para përgjegjësisë. Madje rinumërimi duhet të bëhet në të gjitha komunat, ashtu që kjo dukuri jo vetëm që të del në shesh në nivel vendi por edhe të parandalohet me të gjitha mekanizmat e mundshme të drejtësisë, ashtu që të mos ndodhë në të ardhmen“, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Kandidatja e PDK’së ka kërkuar rinumërim të plotë. Veselaj-Gutajt pas rinumërimit të votave për kandidatë për deputetë iu janë hequr 2,009 vota. /Insajderi.org/

 

E trishtë: Vdes veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj, i cili është vëllau i dëshmorit Ahmet Baqaj.

Lamtumira e fundit e të ndjerit iu dha sot në varrezat e fshatit Dranoc të Deçanit.

Bajrami bashkë me babain Ismetin i kishin mbijetuar pritës së policisë serbe me 3 qershor 1998, ku kanë ra dëshmorë, Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj e Selmon Dukaj.