div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-18 author-paged-18 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Amaneti i fundit i pazakontë por fisnik i Akademik Rexhep Qosjes

Lajm tejet i hidhur ka pllakosur mbarë kombin shqiptar këtë të enjte, pasi një nga mendjet më të ndritura dhe figurat më emblematike të letrave tona, Akademik Rexhep Qosja, është ndarë përgjithmonë nga jeta. Ikja e kolosit, i cili për gati një dekadë drejtoi Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe na dhuroi kryevepra të pakontestueshme si “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, lë pas një zbrazëti që vështirë se mund të mbushet në kulturën dhe historinë shqiptare.

Megjithatë, ajo që e ka bërë këtë lamtumirë vërtet të jashtëzakonshme dhe ka tërhequr vëmendjen mbarëkombëtare, nuk është vetëm pesha e humbjes, por amaneti i fundit dhe tejet i pazakontë i vetë akademikut.

No photo description available.

Përmes një njoftimi të thellë e prekës, rrethi i tij i ngushtë ka zbuluar detajet e atyre që duket se ishin dëshirat e fundit të Qosjes.

Ndryshe nga çdo figurë tjetër publike e këtij kalibri, e cila rëndom përcillet me protokolle të rrepta, ditë zie kombëtare dhe homazhe shtetërore me dyer të hapura, ai ka zgjedhur një heshtje absolute dhe një ikje plotësisht modeste.

Varrimi i tij është kryer po sot, totalisht larg dritave të kamerave dhe vëmendjes mediatike, ekskluzivisht vetëm me praninë e anëtarëve të familjes së ngushtë.

Në këtë porosi të prerë, ai ka kërkuar që të mos ketë as ceremoni pritjeje për ngushëllime nga njerëzit dhe familja ka refuzuar kategorikisht çdo organizim institucional e shtetëror për nder të tij. Të afërmit kanë bërë një lutje të sinqertë publike që t’u respektohet privatësia për të mbajtur këtë zi të madhe në qetësi të plotë, duke shënuar kështu një fund po aq unik e fisnik sa vetë jeta dhe vepra e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Vëllai i Fatos Gecit i reagon Kërçelit: Ky Ilir Teknefeci po gënjen, shumë i pafytyrë

Faton Geci, vëllai i deputetit të Lëvizjes Guxo, Fatos Geci, ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Kërçelit, i cili kishte mohuar se kishte shkruar fjalimin skandaloz kundër Hashim Thaçit.

Përmes një komenti në postimin e Gazetës Insajderi, Fatoni ka thënë se Ilir Kërçeli po “gënjen”, duke e quajtur të pafytyrë.

“Ky Ilir Teknefeci po gënjen sa po i nxë goja, shumë i pafytyrë, marre banu burr!”, ka shkruar Fatoni, vëllai i deputetit të Guxo, Fatos Geci.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas deklaratave të familjes Geci, ku është përmendur emri i tij.

Nehat Geci kishte deklaruar se fjalimi i Fatos Gecit ishte shkruar nga Ilir Kërçeli. Megjithatë, vetë Fatos Geci e ka mohuar publikisht këtë pretendim, duke theksuar se fjalimin e ka hartuar vetë.

Në një video-reagim, Kërçeli ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se qëndrimet e tij për krerët e UÇK-së në Hagë janë të njohura publikisht.

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta, ditën e sotme.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Në njoftim bëhet e ditur se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit.

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ky është shqiptari 21-vjeçar që u vra në Suedi, nesër varroset në Fier

Nesër do të varroset 21-vjeçari shqiptar i cili u vra ditë më parë në qytetin Helsingborg të Suedisë.

Sipas raportimeve, trupi i Mateo Llupit është transportuar drejt Shqipërisë, dhe ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku edhe do të bëhet varrimi, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia sipas njoftimit nga familja do të zhvillohet të premten.

Në këtë ngjarje tragjike është plagosur edhe një vajzë rreth 25-vjeçare, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Katër vajza sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

Katër shtetase të Kosovës dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër, dhe sipas policisë, i kanë marrë me forcë para.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si dhe i kishin marr me forcë para. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ligji i shumëpërfolur miratohet në Kuvend – një nga zotimet kryesore të Albin Kurti realizohet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në shqyrtim të dytë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Pro këtij projektligji votuan 63 deputetë, derisa nuk kishte vota kundër ose abstenime, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se partitë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë projektligj. /Zëri

Pakoja 200 milionë euro për sektorin privat, Qeveria merr këtë vendim

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilin ndër të tjera ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Kjo procedurë pritet t’i paraprijë pakos së inflacionit e cila është paralajmëruar nga ministri Murati.

Jozyrtarisht mësohet pakoja do të përfshijë vetëm sektorin privat dhe paratë për punëtorët ka gjasë që të dalin, më 1 qershor.

Ministri Murati dhe kryeministri Kurti pritet që në fillim të muajit maj do të dalin me informacione të detajuara për këtë pako.

“Mos mu afro, ik ,ik”- Fatos Geci tenton t’i flas Çitakut në Kuvend, ajo e injoron

Deputeti i Guxo-s, Fatos Geci ka tentuar të flasë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Parlamentit, Vlora Çitakun.

Megjithatë, Çitaku nuk e ka lejuat të flas dike iu drejtuar me fjalët: “Mos mu afro, ik ,ik”.

Fatos Geci nga Guxo ka ofenduar rëndë nënkryetaren e Kuvendit duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.

Qeveria e Kosovës miraton disa projektligje në mbledhje elektronike

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

Përmes njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në këtë mbledhje qeveria ka miratuar, siç janë:

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Klankosova.tv.