E dhimbshme: Kjo është 21-vjeçarja që u gjet e vdekur në Prishtinë, këto janë dyshimet e para
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje tejet të rëndë që ka ndodhur paraditen e 21 majit në Prishtinë, ku një vajzë 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj.
Rasti është raportuar rreth orës 11:45 në rrugën “Evlija Çelebiu”.
Sinjali merr vesh se viktima është Blearta Berisha e cila është gjetur e pajetë në banesë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Sipas ekzaminimit fillestar, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk dihen.
Megjithatë, sipas informatave fillestare që posedojnë autoritetet, 21-vjeçarja dyshohet se kishte qenë përdoruese e substancave narkotike.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, trupi është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
