Eskalon protesta në Beograd, përplasen mes vete studentët dhe policët
Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët universitarë, janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Me mesazhin “Studentët fitojnë”, protesta në sheshin e Beogradit, e thirrur nga studentët, ka përfunduar.
Organizata Arkiva e Tubimeve Publike njoftoi sot se regjistrimet tregojnë se tubimi i sotëm në Shesh të Beogradit në shenjë proteste kundër regjimit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq “renditet ndër tubimet më të mëdha studentore ndonjëherë”.
“Vlerësimi i një turme prej mbi 100,000 njerëzish është i vështirë dhe ne nuk do t’i publikojmë të dhënat sonte. Ne paralajmërojmë publikun për dezinformimin e pritur dhe minimizimin e shifrave nga policia dhe media e regjimit”, tha organizata në rrjetin social X.
Një kordon policie me pajisje kundër trazirave është vendosur rreth parkut.
Në park erdhën gjithashtu anëtarë të Brigadës së Policisë dhe Xhandarmërisë.
Një gazetar i N1 raporton se disa të rinj u rrëzuan përtokë dhe disa të tjerë u ndaluan nga policia.

