Festim Kabashi kritikon ashpër Fitore Pacollin: E paske ringjall emrin e komunistit serb në veriun e çliruar
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Festim Kabashi, ka reaguar ashpër ndaj, Fitore Pacollit, pas publikimit të saj lidhur me vendosjen e një tabele me emrin e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq në veri të vendit, shkruan Gazeta Infokus.
Kabashi ka thënë se po të ishte parë një ministër i qeverive të kaluara me pankarta të ish-kryeministrave serbë, reagimi i Vetëvendosjes do të kishte qenë krejtësisht ndryshe.
“Paramendoni nëse një ministër i qeverive të kalume ish pa sot me pankarta në dorë të ish-kryeministrave serbë, çka kish ba Vetëvendosja sot?”, ka deklaruar Kabashi.
Ai ka rikujtuar se gjatë viteve ’90, gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kishte mbajtur emrin e Ivo Lola Ribarit, por se ai emër ishte zëvendësuar nga institucionet dhe qytetarët shqiptarë gjatë rezistencës ndaj regjimit serb.
“Fitore, emrin e Ivo Lola Ribar nën masat e dhunshme serbe e ka pas emrin gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë në vitet e ’90-ta. Prej ku Lidhja Demokratike dhe prej krejt popullit të Kosovës u mbajt arsimi shqip në Kosovë dhe shkolla e mori emrin e patriotit të madh shqiptar Sami Frashëri. E sot ti po shihesh me krenari qysh e paske ringjall emrin e komunistit serb në veriun e çliruar”, ka deklaruar ai.
Kabashi ka ngritur kritika edhe për Ligjin për Shtetësinë, duke pretenduar se ai mund të ketë hapur rrugë për pajisjen me shtetësi të personave që kanë qenë banorë të Kosovës para janarit të vitit 1998.
“E ligji për shtetësinë Fitore qysh po shkon? A e dini more se ju keni dhanë nënshtetësi potencialisht edhe paramilitarëve serbë, tonë shkurt gjithë atyre që kanë qenë banorë të Kosovës para janarit të vitit 1998”, ka shkruar Kabashi.
Ndryshe Festim Kabashi kandidon për deputet me numrin 41 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë:


