Gashi i LDK-së: Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova
Arben Gashi nga LDK ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova.
Ai ka përmendur edhe pikat ku ai beson se Kurti ka dështuar në qeverisje.
“Me kapacitetet e qeverisës, unë mendoj që është ndër ma të dobëtit, qeverisjes së brendshme në kapacitete e zhvillimit ekonomik mendoj që është ma i dobëti, në kapacitetet e zhvillimit të infrastrukturës mendoj që është ma i dobëti, në kapacitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të arsimit, mendoj që është ma i dobëti, në kapacitetet e ndërtimi zhvillimit shëndetësisë, të kulturës është më i dobëti, në kapacitetet e politikës së jashtme fatkeqësisht është më i dobëti, sepse Kosova ka qenë në sanksione, Kosova ka qenë e bllokuar vite më radhe dhe ka humbur rreth 1 miliard euro nga Bashkimi Evropian”, tha Gashi në KlanKosova.
Megjithatë, ai shtoi se progres ka pasur vetëm në pjesën veriore të Kosovës, në aspektin praktik.
Por, në aspektin ligjor, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së thotë se ka pasur një përkeqësim.
