Kandidati i PDK-së: Ftoj prokurorin që ta arrestojë Fitore Pacollin
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, përmes një videoje ka folur për një dëshmitar që, sipas tij, ka dhënë deklarime lidhur me rastin e Arbnor Deharit.
Ai ka deklaruar se dëshmitari duhet të dëgjohet nga institucionet dhe se materiali i plotë duhet t’i dorëzohet Prokurorisë së Shtetit.
“Albini nuk na thirri, ju ftoj ta ndiqni se çfarë flet dëshmitari”, ka thënë Lushtaku.
Ai ka bërë thirrje që Prokuroria të veprojë pa vonesë, duke kërkuar marrjen dhe trajtimin e materialit të plotë.
“Ftoj prokurorin që të vijë ta marrë materialin e plotë dhe ta përfundojë rastin, e jo të ankohet”, ka deklaruar ai.
Në të njëjtën video, Kryeziu, ka drejtuar edhe një kërkesë të drejtpërdrejtë për arrestim dhe hetim ndaj Fitore Pacollit.
“Ftoj prokurorin që ta arrestojë Fitore Pacollin për rastin e Arbnor Deharit dhe të merret në pyetje në mënyrë të detajuar, ashtu si edhe dëshmitari, për personat e tjerë të LVV-së”, ka thënë ai.
