Policia arreston një grua, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bahskëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur dje në Vushtrri.

Vushtrri 06.11.2025-13:00. Me 08.11.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, e njëjta dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull kosovar ish bashkëshortin e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

LDK bën thirrje që të votohet PDK në këtë komunë

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK.

“Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

“Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim.

Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim:

“Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Në këtë link mund ta kontrolloni se ku jeni caktuar të votoni sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë.

Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.

Këto janë komunat me më së shumti qytetarë me të drejtë vote

18 komuna të Republikës së Kosovës sot do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në balotazh janë 1 milion e 316 mijë e 672 votues.

Nga listat zgjedhore janë hequr 1 mijë e 147 persona për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë

Pas rezultateve të 12 tetorit, qytetarët do të duhen të dalin sërish për të votuar për kryetar në këto komuna: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

LDK në Prizren fton votuesit e saj të votojnë për Shaqir Totajn

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK.

“Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

“Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim.

Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim:

“Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️

 

Rriten çmimet e naftës
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar për zhvillimet e fundit në tregun global të naftës dhe ndikimin e tyre në çmimet vendore. Ai për IndeksOnline ka theksuar se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të naftës në bursat botërore, çmimet në Kosovë mbeten stabile dhe më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas Berjanit, indeksi Crude Brent, që ndikon në çmimet ndërkombëtare të naftës, është rritur mbi 5%, duke u tregtuar rreth 65.85 dollarë për fuçi.

“Kjo rritje erdhi pas sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, që ngriti shqetësime për një furnizim më të kufizuar në nivel global. Në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA ranë në mënyrë të papritur. Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën për tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike mund të lëvizin çmimet e naftës” – ka theksuar Berjani.

Ai ka bërë të ditur edhe çmimet aktuale të derivateve në vend:

• Diesel: 1.17€ deri 1.26€ • Benzinë: 1.18€ deri 1.27€

Në krahasim me rajonin, Kosova vazhdon të ketë çmimet më të ulëta të derivateve, sipas të dhënave të Berjanit:

Shqipëri : • Dizel: 1.98 € • Benzinë: 1.99 €

Serbi: • Dizel: 1.88 € • Benzinë: 1.99 €

“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon,” – ka deklaruar ai.

Berjani thekson se ndonëse në tregun botëror po vërehet rritje ekstreme e çmimit të naftës, në Kosovë çmimi mbetet stabil.

“Në tregun botnor nafta është duke u rritur ekstrem, por te ne në Kosovë çmimi është stabil. Faktorët janë embargoja e Trumpit ndaj kompanive më të mëdha ruse. Më vjen keq se çmimi nuk është duke rënë në tregjet ndërkombëtare, por është në rritje, ndërsa në Kosovë çmimi është stabil.” – ka thënë Berjani për IndeksOnline.

Sa i përket zhvillimeve në ditët në vijim, Berjani nuk parashikon ndryshime të menjëhershme në tregun kosovar:

“Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim, s’mundemi me paragjyku, sepse në bursë po ka rritje ekstreme të naftës, por te ne nuk ka rritje të çmimit,” – ka theksuar ai.

Në fund, ai ka bërë të ditur edhe të dhënat e fundit për çmimin e furnizimit:

“Sot, përafërsisht çmimi i furnizimit është 1.12 cent për dizellin, ndërsa me pakicë shitja është 1.17 cent. Qytetarët tanë janë duke u shërby me çmimet më të lira në rajon,” – ka përfunduar Berjani.

Incidenti në veri – “Kjo është Banjska 2”, publikohen pamjet, ku mbeti i plagosur qytetari

Avokati Ivan Niniq ka publikuar në llogarinë e tij në X foto të makinës së shkatërruar të Millan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos nga forcat e xhandarmërisë serbe fundjavën e kaluar në rrethana të paqarta pranë fshatit Jelakce, dhe u transferua në një spital në Nish, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Niniq tha se “Vukashinoviq është qëlluar padyshim me një plumb serb, si një kafshë”.

Së bashku me këto pretendime, ai bashkëngjiti edhe foto të makinës së shkatërruar që i përkiste Vukashinoviqit, teksa bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë pasi, sipas tij, “kjo është Banjska 2”.

“Makina e Milanit, e cila u shkatërrua gjatë sulmit ndaj tij, u gjet sot! I bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it të kryejnë një hetim në vendngjarje, por komunitetit ndërkombëtar të reagojë, sepse kjo është ‘Banjska 2’”, tha avokati Niniq.

“Fiton bindshëm” – Shala tregon kush fiton nesër në Prishtinë

Nesër do të mbahen zgjedhjet e balotazhit në Kosovë.

Gara më interesante do të jetë në Prishtinë, ku kandidatë janë Përparim Rama dhe Hajrulla Çeko.

Sipas Shalës, Përparim Rama do të jetë fitues i bindshëm.

Pak orë para zgjedhjeve arrihet një koalicion në Klinë

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Klinës është arritur një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK).

Zenun Elezaj ka njoftuar se në zyrën e AAK-së në këtë komunë ka pritur kryetarin e degës së PSHDK-së, Tush Berisha, dhe sekretarin e degës, Lorenc Culaj.

“Me PSHDK-në kemi arritur një marrëveshje parimore për mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen nesër”, ka shkruar Elezaj.

Elezaj i AAK’së do të përballet me Sokol Bashotën e PDK’së në raundin e dytë të zgjedhjeve.